Dy persona, të cilët raportohet të jenë agjentë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB-së) mbetën të plagosur rëndë pas një atentati me bombë në makinën në të cilën ndodheshin. Ngjarja ka ndodhur në Melitopolin e Ukrainës, të cilin rusët e kanë pushtuar. Raportohet se një makinë tip “Renault Duster” u copëtua nga shpërthimi pranë parkut Gorky të qytetit.
“Teksa raportohet se ishin dy oficerë të shërbimit të sigurisë (në makinë)”, raporton kanali në telegram i WarGonzo.
“Një është i plagosur rëndë, ai ndodhet në spital. Tjetri humbi gjymtyrët.”
Në rrjetet sociale janë shpërndarë dhe videot që tregonin pamjet nga vendi ku ndodhi shpërthimi.
Vladimir Rogov, kryetar i lëvizjes "Ne jemi së bashku me Rusinë" dhe një zyrtar pro-Moskës në rajonin e pushtuar Zaporizhzhia, tha:
"Sipas informacionit paraprak, në orën 12:13 në qendër të qytetit në hyrje të Gorky Park, një makinë Renault Duster u hodh në erë.”
Kjo ngjarje vjen pasi zyrtari rus Andriy Shtepa, 56 vjeç, u vra në një shpërthim në makinë në rajonin e pushtuar Kherson një ditë më parë. Kievi akuzoi ukrainasin me nofkën Bluetooth se "ndihmonte ushtarët rusë të abuzonin me banorët vendas".
Lajmi kryesor:
Putin përdor për herë të parë fjalën ‘luftë’ për pushtimin rus në Ukrainë! Bombardime të tjera në Donetsk, vdesin 4 persona









