DURRES - Policia ka konfirmuar se makina e inxhinieres së ndërtimit Entela Çano, që ka marrë flakë sot në autostradë, është shpërthyer me eksploziv. Në njoftimin e dërguar prej saj thuhet se "me përfundimin e veprimeve të para nga grupi hetimor rezultoi se shpërthimi në mjetin "Mitsubishi Pajero" me targa AA 109 JE, i drejtuar nga shtetasja E.Ç., 38 vjece, është shkaktuar nga lëndë eksplozive e montuar në mjet.
U administruan disa prova materiale gjatë veprimeve të para dhe materialet iu kaluan Prokurorise së Rrethit Durrës për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake e lendeve eksplozive”.
Sipas burimeve të "A1Report!" , eksplozivi dyshohet se është montuar në Kavajë dhe është komanduar nga larg me telekomandë. Policia është duke hetuar në pistën e konkurencës pasi Çano është pronare e një firme projektesh në Tiranë; ajo projekton dhe ndjek në terren, zbatimin e punimeve, për vepra që ndërtohen në të katër anët e vendit.
Për t'u shënuar është fakti se për herë të parë i vendoset eksploziv në makinë një femre.
Fatmirësisht, drejtuesja e mjetit, sapo ka pikasur flakët ka dalë nga makina dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikseve dhe policisë.Automjeti Mitsubushi me targa AA 106 EJ u përfshi nga flakët në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të Sukthit, mesditën e sotme
teksa ishte në lëvizje.
Në pamjet e siguruara nga A1Report dhe Shqiptarja.com duket dhe automjetit i përfshirë nga flakët pas shpërthimit me eksploziv.Rreth 100 metra larg vendit ku ndodhet makina e djegur rezulton të jetë krijuar një gropë në rrugë që dyshohet të jetë shkaktuar në momentin e përfshirjes makinës nga flakët.
Ky incident ka shkaktuar kaos në trafik, teksa janë shënuar radhë të gjata në njërën anë të rrugës.(Në foto:Makina në flakë pas shpërthimit me eksploziv mesditën e sotme ne autostradën Tiranë-Durrës) Foto të tjera
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)
30 Janar, 09:06
-
Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen 10 familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë
30 Janar, 08:44
-
‘E shihni aeroplanin...? O Zot!’ Tragjedia ajrore në Uashington, zbardhen komunikimet mes pilotëve dhe kontrollorëve të kullës (VIDEO)
30 Janar, 08:43
-
Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Anastas, Patriarku Bartolomeu do drejtojë ceremoninë! Në Tiranë delegacion nga e gjithë bota e krishterë, Rama e Mitsotakis fjalim
30 Janar, 08:40
-
Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025
30 Janar, 08:20
-
Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve
30 Janar, 08:12
-
Reshje dhe temperatura deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot
30 Janar, 08:04
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (FOTO+VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58