KRUJE-Një shpërthim me eksploziv është regjistruar  gjatë natës në lagjen "Bakushe Visha". Tritoli është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet G. A.  ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

 

Policia ka marrë në pyetje pronarët e banesës për konfliktet e mundshme që mund të kenë pasur kohët e fundit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 

d.b/shqiptarja.com