Paralajmërim për 'Klanin Duka'? Tritol në shtëpinë e babait të Leonard Dukës, armikut të betuar të Ervis Martinajt! Në banesë nuk jetonte askush

TIRANË- Hesapet e pambyllura mes ‘të fortëve’ duket se ende vijojnë. Mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 03:00 një shpërthim me tritol u regjistrua në banesën e Muhamed Dukës, të atit të Leonard dhe Elis Dukës, të njohur për armiqësinë e tyre me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj dhe për përfshirjen në botën e krimit.  Lënda plasëse ishte vendosur në katin e katërt, në derën e banesës së 65-vjeçarit në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Nga shpërthimi, nuk raporton për të lënduar pasi 65-vjeçari nuk jetonte në banesë ndërsa sasia e lëndës plasëse ka qenë shumë e vogël

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se, Muhamed Duka nuk jetonte në atë banesë që prej 4 vitesh, pra shtëpia ka qenë bosh gjatë shpërthimit, megjithatë ai ja kishte lënë dikujt për ta mbikëqyrur, por ngase mësohet nga banorët në banesë nuk ishte askush.

 Policia, përveç pistës së një paralajmërimi, dyshon se ngjarja mund të jetë edhe e stisur, nisur kjo nga arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë pak javë më parë dhe si një përpjekje për të mos u ekstraduar mund të jetë përdorur kjo taktikë.

Janë pyetur nga policia vetëm banorë të pallatit dhe fqinjë, por asnjë nuk ka dhënë dëshmi të vlefshme pasi kanë deklaruar se kanë qenë në gjumë dhe kanë dëgjuar vetëm shpërthimin e fuqishëm

Leonard Duka njihet si rivali më i madh i bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të këtij viti, u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjend armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Duka akuzohet se ka gisht në vrasjen e Santiago Malkos, i vrarë më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukurit Ervis Martinaj.

 Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares. Lonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
Tritoli në banesën e Dukajve, fqinjët të tmerruar nga shpërthimi për Report Tv: Dëme të shumta, s’kemi lekë t’i rregullojmë! U shurdhova nga njëri vesh

 

Një çift bashkëshortësh pensionistë të cilët e kanë shtëpinë ngjitur me banesën e Muhamed Dukës ku ndodhi shpërthimi janë prononcuar për mediat. Ata shprehen se shpërthimi ishte aq i madh sa fillimisht kujtuan se ishte tërmet, por më pas banesa e tyre u mbush nga tymi. I moshuari u shpreh se pati dëmtime nga njëri vesh dhe se dëmet janë të shumta dhe se të dy nuk kanë mundësi t’i rikuperojnë.

‘Në orën 2 e gjysmë u ngrita shkova në tualet dhe në orën 3 pa njëzet ndodhi shpërthimi.

Sa ndodhi shpërthimi u mbytëm, shkova në tualet volla dhe u shurdhova nga njëri vesh. I bëj thirrje shtetit, ç’kusur kam unë? Unë jam pensionist, ai (Muhamed Duka) ka 4 vjet që ka ikur nga shtëpia. Djalin e madh ja kapën në Belgjikë. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, janë thyer xhamat, dyert. Dera ime bën një million ku ti gjej lekët unë?

Unë do rri te dera tani.”- tha fqinji.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema u ngjit edhe brenda banesës së fqinjëve të Mehmed Dukës, e cila tregoi dëmet në banesë dhe se ishin trembur shumë.

"Menduam se ishim termet, ishte mbushur shtëpia plot me tym. Ne nuk pamë gjë, ne s’na hapej as dera erdhi policia në orën 7 e hapëm derën. Burrit iu bllokua nga veshi shkoi në spital. Ata nuk banojnë aty kanë 4 vite, për arsyet e tyre, ne nuk i dimë.

Në shtëpi s’ka njeri fare, s’kam parë lëvizje asnjëherë. Ne jemi dy pensionistë, shyqyr që nuk pata nipërit në shtëpi. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, copë copë na u bë shtëpia. A mund ta bëj dot derën e re unë me pensionet që kemi?”- tha fqinja.

Edhe një banor në një kat më lart tregoi dëmet e shkaktuara si pasojë e shpërthimit me tritol në banesën e tij.

“Shpërthimi ishte shumë i fortë. Nuk i njihnim se jemi me qira.”- tha një banor tjetër.

Si pasojë e shpërthimit, nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Ora 09:28
Shpërthimi me tritol në banesën e Dukajve, dyshohet e stisur nga vetë familjarët që të mos ekstradohet Leonard Duka

 

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi në zonën e Freskut në banesën e Muhamed Dukës, të atit të Leonard Dukës, armikut të Ervis Martinaj. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se prej katër vitesh Muhamed Duka nuk jetonte me bashkëshorten në banesë. Për t'u kujdesur kishte lënë një tjetër njeri, të cilin policia akoma nuk e ka gjetur për ta marrë në pyetje. Në pyetje nuk është marrë as Muhamed Duka pasi nuk dihet se ku është. Janë pyetur vetëm banorë të pallatit dhe fqinjë, por asnjë nuk ka dhënë dëshmi të vlefshme pasi kanë deklaruar se kanë qenë në gjumë dhe kanë dëgjuar vetëm shpërthimin e fuqishëm. Policia, përveç pistës së një paralajmërimi, dyshon se ngjarja mund të jetë edhe e stisur, nisur kjo nga arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë pak javë më parë dhe si një përpjekje për të mos u ekstraduar mund të jetë përdorur kjo taktikë.

Ora 09:16
Del VIDEO, ja dera e dëmtuar nga shpërthimi në banesën e babait të Leonard Dukës, armikut të Ervis Martinajt

 

 

Pamjet tregojnë derën e dëmtuar së bashku me ashensorin në pallatin në zonën e Freskut, në shtëpinë në pronësi të Muhamed Dukës, të cilit iu vu një sasi lënde plasëse në banesën e tij.

Duka është i ati i Leonard Dukës, armikut të përbetuar të Ervis Martinajt.

Ora 08:07
Si nisi përplasja e Leonard Dukës me Ervis Martinaj, ishin ortakë që u kthyen në armiq! Nga pengmarrja e babait që sot iu vu tritol te përplasjet e përgjakshme

1681799324_gtg.JPG

Leonard Duka, babait të të cilit iu vu tritol në orët e para të mëngjesit në Tiranë, njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe një atentat të dështuar më parë.

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'. 

Kreu i klanit “Duka” dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh.  Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt.  Sipas dosjes në SPAK Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Sipas të dhënat në të njëjtën dosje, Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj gjuetie ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur më gusht të vitit të kaluar. 

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi... janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

14 shkurtin e këtij viti, Leonard Duka, rivali më i madh i bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, me shumë mundësi e kishte planifikuar ta festonte me bashkëjetuesen e tij në një apartament në një provincë të Brukselit. Por, për të kundërtën u kujdesën autoritetet belge, të cilat sa hap e mbyll sytë zbarkuan që në orën 06:00 të mëngjesit në banesë dhe e arrestuan.

Ora 07:55
Tritol babait të armikut të përbetuar i Ervis Martinajt! Kush është Leonard Duka, u arrestua 2 muaj më parë në Bruksel

1676625342_leonardduka.JPG

Leonard Duka njihet si rivali më i madh i bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të këtij viti, u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjend armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Duka akuzohet se ka gisht në vrasjen e Santiago Malkos, i vrarë më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukur Ervis Martinaj. Marrja peng dhe dhunimi nga Martinaj i babait të Leonard Dukës ishte pika e kthesës, e cila kërkoi hakmarrje nga klani “Duka”. Në pamundësi për të eliminuar Martinajn, dyshimet e autoriteteve janë se Leonard Duka dhe grupi i tij i vranë një ndër njerëzit e tij më të afërt.

Ora 07:30
Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dyshohet se u vu në banesën e familjarit të Leonard Dukës, armikut të Ervis Martinajt

1681795899_1676370029cats.jpg

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e një 65-vjeçari në Tiranë, dyshohet se i është vënë babait të Leonard Dukës, armikut të përbetuar të Ervis Martinajt.

Mësohet se banesa në zonën e Freskut i përket Muhamed Dukës, 65 vjeç. 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/04/2023 03:08

    /313/,jam dakord me komentin tuaj.Nje marreveshje ekstradimi duhet,por c'vlere do te kishte,nese i ekstradojne kriminelet ne Shqiperi dhe pastaj gjykatat tona te korruptuara si dhe ligjet tona akoma dhe me te dobeta,i lirojne sic liruan ate Bajrin?!

    Përgjigju
  • Haxhi: 18/04/2023 17:40

    Nuk koriten martinajt jan burra plavet ky asht vetem fillimi mjer ai qe i ka borxh gjakun martinajve

    Përgjigju
    • Per haxhin: 18/04/2023 18:56

      Nrm

    • Maskarenj: 18/04/2023 18:49

      Te koritun e te dhjem jane me cka kane ba. Ja u pane sherrin tane shoqnia e miqsia e tash edhe njerzit e pafajshem. Po te vazhdojne se po bahen si Haklajt

  • Ragip martini: 18/04/2023 15:00

    Visi ka kry pune kaher po ka lene para te pafund. Hidh paren se gjen njerez qe qesin pushke e vejne tritol kjo ka per te vazhdu per shume koh

    Përgjigju
  • Beni: 18/04/2023 11:48

    Te njejte plera qe gjuajne lokale e restorante E njerez te pafajshem kot dhe makina te ndaluara.. Kaq te pa burra jane kto, prandaj ja zhdukin dhe kufomat Si gjenden, vazhdojne metjet merren me pleq, Se u moren iher dhe su ngopen qe iken per lesh 20 veta. Suksese..

    Përgjigju
  • Turi: 18/04/2023 11:11

    Po ik Gazetare se late nam me keto emertime. Po “Klani Duka”.. po Escobari Ballkanit. Po late nam. Po ca te besh nuk ka Shtet. Se po te ishte Enveri ne qaf Bar do ishin te gjithe keta “gangot”. Njerzit jane mbushur plot me halle,keta i tmerrojne me tritole. Sikur jemi ne Siri. Se ca kane mbetur ketu,vetem cifte Pleqsh te shkretet. Ngrihen te fantaksur Nga gjumi, per sherret e ketyre… Turp i Zotit. Nuk manaxhojne dot 1 milion njerez,nje lagje Romes. Turp Policise se korruptuar.

    Përgjigju
  • Milot: 18/04/2023 09:23

    Fatjon murati qe esht me Doklen dhe Recet u godit ne Mars,tani tritol babes te Dukes,Mata nuk duket fare,thojn esht ne Bolivi,klani Martini po jep mesazhe !

    Përgjigju
    • sajese: 18/04/2023 10:17

      e kan saju vet.i ka mesu avokati ne belgjik e nuk e ekstradojn.ja keni per ta pa

  • 313: 18/04/2023 08:12

    mbretria e belgjikes nuk ka marrveshje ekstradimi me republiken parlamentare te shqiprise. Kshu qe mos dil e bej fushat per lalin (se e ka te fituar) zoti minister i drejtsis po bej nai marrveshje me belgjiken per ekstradimet qe qytetaret te mos zgjohen ne 3 te mgjesit nga tritoli.

    Përgjigju
  • Bet111: 18/04/2023 08:08

    Esht vis martinaj ai o budallejn

    Përgjigju
    • Visi: 18/04/2023 12:55

      Ka mbaru pune me kohe ju akoma ja permendni emrin kot Ato familja shkrete e qan perdite ju thoni e ka bo visi.. Lere mos u tallni me me ato te shkretet lereni me aq.

    • O pall: 18/04/2023 08:55

      Tritol ne nje shpi te boshatis ven kushdo

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar