Arrestohet në Belgjikë kreu i 'Klanit Duka', Leonard Duka, armik i 'betuar' i Ervis Martinajt! Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

Ka përfunduar pas tre vitesh arratia e Leonard Dukës! Kreu i klanit 'Duka', një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019, është arrestuar sot në një provincë të Brukselit në Belgjikë. 37-vjeçari, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit dhe për armëmbajtës pa leje, është arrestuar, teksa fshihej në një banesë private në një provincë të Brukselit, vendndodhja e të cilit u zbulua nga Fast Albania, që informuan më pas Fast Belgjikën.

Leonard Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Leonard Duka dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë. Interpol Tirana po vijon punën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Leonard Duka njihet si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, megjithëse më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht për këtë aktivitet. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'. 

Më 17 janar, GJKKO nisi gjyqin ndaj 6 të akuzuarve për vrasjen e Santiago Malkos. SPAK kishte mbyllur hetimet për grupin e konsideruar si 'Klani Duka' që në korrik të vitit 2021, por gjykimi ndaj tyre ishte pezulluar sepse janë të gjithë në arrati dhe askush i arrestuar. Në proces po gjykohen Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj (të gjithë në mungesë dhe të pakapur nga policia, përveç Leonard Dukës që u arrestua sot), të cilët akuzohen të gjithë për vepra të tilla si "Grup i Strukturuar Kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal" "Vrasja me paramendim", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", të gjitha në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2019 kur në Rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri polici Santiago Malko. Për këtë vrasje është duke u zhvilluar paralelisht një tjetër proces ndaj të dy të pandehurve Ilir Selmani dhe Elvis Gaci, ndërsa më parë është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta. Leonard Duka, Oltjan Loga dhe Dritan Agaj akuzohen edhe për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", ndërsa, Oltjan Loga ka edhe një akuzë për arratisja nga burgu.

Si ndodhi ngjarja
Vrasja e Santiago Malkos
 më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Kush është Leonard Duka, përplasja me Ervis Martinajn! Nga ortakë në armiq, pengmarrja e babait dhe lufta e përgjakshme me disa të vrarë

1676370029_cats.jpg

Leonard Duka është arrestuar sot në Bruksel teksa jetonte në një lagje të qetë të kryeqytetit bel në një shtëpi private. Ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe një atentat të dështuar më parë.

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares. Lonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'. 

Kreu i klanit “Duka” dhe Martianaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh.  Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt.  Sipas dosjes në SPAK Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Sipas të dhënat në të njëjtën dosje, Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj gjuetie ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur më gusht të vitit të kaluar. 

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi... janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiron: 14/02/2023 21:52

    Ju komentusat jeni krejt bjonda me syt e blujt?? Danocat ene I her ja tregun venin jabonxhive,hallall buka o sederli djal,ti gjujten babes ene I shujte krejt

    Përgjigju
  • Vlonjati: 14/02/2023 19:51

    Muabete kafenesh martinaj I nenvlersoi kta dhe as I ka ne refene keta jan ushtar te altin lamajt dhe kan komandant doqen na vlora kaq

    Përgjigju
    • genti: 14/02/2023 22:47

      si nuk doli nje vlonjat normal gjithe hajvona katunar! ata e blejne doqen e poqen me lek or lym!

    • Ashtu: 14/02/2023 22:46

      Po po e gjete ti ! Nje bravo e madhe per ty cop mishi me 2 sy

  • Erik: 14/02/2023 18:22

    O raca Ariane, lereni ngjyren e lekures se njerezve, por merruni me thelbin e problemit.

    Përgjigju
  • Kobra city: 14/02/2023 17:40

    E kapen kete vllehun

    Përgjigju
    • Constantine: 14/02/2023 19:00

      Ca t’ka bo vllehu ty mor morracak ?

  • zani: 14/02/2023 16:22

    c'jane keta jevgj....mor aman...

    Përgjigju
    • Alban bosi: 15/02/2023 01:38

      Kta veq nqs kan qu naj pul boten tjeter se visin skan shanc aty e kan pas neper tiron nven tvet po iken kto u mshefen jasht shqipris jo visi , kta i mlodhi samir mane dhe altin lamaj i vun kundra visit si kto dhe shum tjer e prap asigjo si kan ba si lord rron visi . Pse kujtoni ju qe kot po goditen krejt kto qe i dolen kunder visit me dokle me duka e shum tjer , prisni prisni se skeni pa gjo akoma do ja ngjoni krismen dhe visit po kur ta boj ai goditjen do jet fatale per tgjith se e ka kuptu qe ka bo gabime deri tashi

    • tip: 15/02/2023 00:53

      t jet per kta rron 1 mi vjey visi po e ka me at t gjatin

    • shoku: 14/02/2023 17:40

      Jevgj por Vis Martinin e cuan ne boten tjeter keta me eurot e tij

    • Refiku: 14/02/2023 17:07

      Me te vra jevgu as gjak smer dot se o marreeeee.Maritinin so cudi qe e kane cu keta ne ate bote.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv