TIRANË - Një sasi eksplozivi është hedhur në një banesë në katin e 9-të të rrugës “Sadik Petrela” në kryeqytet.

Apartamenti ku pak para mesnatës së të dielës shpërtheu një sasi tritoli në ballkon në katin e nëntë në Tiranë frekuentohej nga personazhe të njohur për policinë. Burime bëjnë me dije se në të është parë të hyjë dhe dalë vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i Sokol Sinomatit, buzëderrit të Vlorës.

Dyshohet se Bernard Sinomati bashkëjetonte me Elena Arzën, e cila e kishte marrë me qira banesën. Grupi hetimor dyshon se në momentin e shpërthimit, të dy kanë qenë brenda, por të jenë larguar menjëherë, dhe pasi kanë kaluar kaq orë, akoma nuk janë gjetur për t'u pyetur.

Brenda apartamentit janë gjetur sende personale dhe dokumente të vëllait të Buzëderrit. Bernard Sinomati dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të këtij fillim viti në Vlorë, ku u eliminua me snajper nipi i tij, Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit alias Buzëderri.

Ngjarja ka mbetur e pazbardhur, por dyshimet janë se Bernardi të ketë qenë shënjestër në atë kohë.

Policia e kryeqytetit informoi se rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024,  është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja Elena Arza, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë  si shpërthim.

"Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar  në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet  se janë dëmtuar nga lëndë plasëse"

Dyshohet se lënda plasëse është hedhur me dron, por banesa rezulton në emër të Albert Thoma, i cili ia ka lëshuar banesën me qira Elena Arzës. 
 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës

Apartamenti ku pak para mesnatës së të dielës shpërtheu një sasi tritoli në ballkon në katin e nëntë në Tiranë frekuentohej nga personazhe të njohur për policinë. Burime bëjnë me dije se në të është parë të hyjë dhe dalë vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i Sokol Sinomatit, buzëderrit të Vlorës, sipas raportimeve të gazetarit Sokol Dema.