LEZHË- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në portën e jashtme të rrethimit të një banese në Ishull-Lezhë.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 03:50 në banesën e shtetasit S. Q. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët.