Policia e Tiranës po heton shpërthimin e tritolit në dyqanin e Internetit MCN në pronësi të sipërmarrësit Endri Meksi.

Ngjarja vjen pak javë pas kërcënimit me jetë ndaj tij, hetim ende i pa zbardhur se cilët janë autorët.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

/WebLajm/