Lushnje/ Shpërthim me tritol në dyqanin e Arjan Aliços, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares, i dënuar për tentativë vrasje së bashku me të birin

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje. Sasia e lëndës plasëse është vënë në dyqanin e Arjan Aliços, një person me precedent të theksuar kriminal, i njohur edhe si ish-anëtar i bandës së Aldo Bares.

Në ambientin ku është vendosur tritoli, më parë ka shërbyer si lokal dhe është dëmtuar vetëm pjesa e jashtme e qepenit. Pronari i lokalit Arjan Aliço, aktualisht ndodhet në burg i dënuar për tentative vrasje së bashku me të birin, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes nuk banojnë aty prej vitesh.  Aktualisht tek zona ku ndodhet dyqani nuk ka kamera sigurie dhe këtu nuk ka biznese, pasi ndodhen vetëm disa dyqane të vogla.

Në vitin 2016, Arjan Aliço në bashkëpunim me djalin e tij Xhino Aliço, kanë plagosur me thikë dhe sende të forta, personin me inicialet J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Policia sakaq ka nisur hetimet për të identifikuar personin që e ka vendosur dhe për të zbardhur ngjarjen.

‘Rreth orës 03:25, në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit Arjan Aliço, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse. Policia njofton se për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.

1617604468_LUSHNJE.jpg

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:55
I vendosën tritol në dyqan, Arjan Aliço i dënuar për tentative vrasje së bashku me të birin (VIDEO)

Arjan Aliço, pronari i dyqanit, të cilit mëngjesin e sotëm i vendosën tritol, është i dënuar për tentative vrasje.

Në vitin 2016, Arjan Aliço në bashkëpunim me djalin e tij Xhino Aliço, kanë  plagosur me thikë dhe sende të forta, personin me inicialet J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Arjan Aliço u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa i biri, Xhino Aliço u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, në një pikë bastesh.

Xhino Aliço, djali i tij 28-vjeç, u ekstradua nga Kroacia pak ditë më parë pasi rezulton i dënuar me 13.6 vite burg për tentativë vrasje.

28-vjeçari është dënuar më 10.03.2020 me 13 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Lushnjës, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2016.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike