I dënuar me 13 vite burg për tentativë vrasje, ekstradohet nga Kroacia 28-vjeçari

I dënuar me 13 vite burg për tentativë vrasje, ekstradohet nga Kroacia 28-vjeçari

Foto ilustruese

Xhino Aliço, 28-vjeç, është ekstraduar nga Kroacia ditën e sotme, pasi rezulton i dënuar me 13.6 vite burg për tentativë vrasje.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu, lindur në Lushnjë, është dënuar më 10.03.2020 me 13 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Lushnjës, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2016.

Ngjarja:

Më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë, Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij Arjan Aliço, kanë  plagosur me thikë dhe sende të forta, personin me inicialet J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Arjan Aliço u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa i biri, Xhino Aliço u shpall në kërkim.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, në një pikë bastesh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun