Shpërthim me makinë bombë në akademinë e policisë , 21 persona të vdekur dhe 65 të plagosur në Kolumbi

Shpërthim me makinë bombë në akademinë e policisë , 21 persona të vdekur dhe 65 të plagosur në Kolumbi

Pamje nga shperthimi me bombë në Bogota, kryeqytetin Kolumbian

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë që ndodhi në kryeqytetin e Kolumbisë  të Bogotas, raportuan autoritetet policore transmeton ABC.net

Mësohet se ngjarja është shënuar në orën 09:30 , në nnjë akademi policore  në bazën e Shkollës së Përgjithshme “Santandertë”, të  enjten në jug të kryeqytetit kolumbian. Drejtuesi i automjetit i cili mbeti gjithashtu i vdekur gjithashtu, është një 57 vjeçar identiteti i të cilit  nuk është bërë i ditur. Askush nuk ka marrë deri më tani përgjegjësinë për ngjarjen.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi dritaret në ndërtesat ngjitur raportojnë mediat.

Ajo që dihet për këtë sulm është se makina e tipit Nissa Patrol ishte  futur brenda Akademisë Kombëtare të policisë Santander ku po mbahej një ceremoni për antërtët  e saj.Mësohet se makina është ndaluar nga rojat e sigurimit në pikën e kontrollit, ku drejtuesi i makinës e ka përshpejtuar lëvizjen duke goditur një mur, ku edhe makina më pas ka shpërthyer.

Presidenti i vendit, Ivan Duque e përshkroi ngjarjen si një "akt të çmendur terrorist" dhe deklaroi tri ditë zie kombëtare, raporton BBC

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur