Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sektor Fllakë në Durrës, fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Lokali, në pronësi të Ramazan dhe Erjon Ballës, ka qenë i mbyllur në orën 05:00 kur ka ndodhur shpërthimi.
Sipas burimeve, të dy kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa nuk rezultojnë as me precedent penal.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.









Komente
Komento