Një shpërthim me lëndë plasëse, që dyshohet të jetë tritol, është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje në një lokal në Vlorë. Lokali wshtw nw pronwsi tw ish-policit Granit Peci.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e lokalit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë vendit të ngjarjes.
Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Vlorës, së bashku me grupin e ekspertizës kriminalistike, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorit ose autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 03:45, në lagjen "Pavarësia 3", në derën e një lokali në pronësi të shtetasit G.P., është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkatuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
Lajm nw pwrditwsim....
Komente









