VIDEO/ Shpërthim me tritol në një mobilieri në Durrës, xhamat përtokë! Pistë hetimi konfliktet për çështje pronësie, pronari e mohon! 3 të shoqëruar

DURRËS- Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në një mobileri në Kodër Rrashbull në Durrës. Mësohet se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në fasadën e dyqanit të “Luart Mobileri” pas mesnate.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duken xhamat përtokë që janë thyer për shkak të shpërthimit. Banorët e zonës shprehen se janë trembur nga shpërthimi i fortë. 

“E dëgjuam në orën 4. Bombë ku e di unë ca ishte. U trembëm”, thotë një banore.

Policia njofton se pistë hetimi është konflikti për çështje pronësie, por nga ana tjetër në një deklaratë për mediat pronari Artan Alla e mohon, duke thënë se nuk ka konflikte me askënd. 

"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie", njofton policia. 

"S'kam konflikti me asnjë njeri në botë, as për prona s'kam konflikt, as borxh si kam kujt, e kam me leje ndërtimi, me licencë. Rri këtu te dera e dyqanit me serbes, nuk kam konflikt me asnjeri", tha pronari për mediat. 

Biznesi është i pajisur me kamera sigurie dhe pronari tregon se është filmuar momenti kur një person i maskuar hedh lëndën plasëse dhe largohet në këmbë. Artan Alla thotë se kjo është hera e tretë që i kanë vendosur lëndë plasëse në biznesin e tij. 

"Kjo është hera e tretë që ma hedhin, e kanë hedhur njëherë në nëntor, njëherë para 3-4 javësh dhe sot prapë", thotë ai. 

Burimet thanë se po hetohet konflikti për një sipërfaqe toke në zonën e Rrashbullit, por ende nuk ka persona të arrestuar. Tre persona jane shoqeruar dhe janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë. Policia tha se ata janë pyetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për konfliktin. Për identifikimin e autorit apo autorëve janë sekuestruar kamerat e sigurisë në biznes.

*Raportuan për Report Tv e Shqiptarja.com gazetarët Artur Korriku dhe Aldo Mustafa

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:08
I vendosën tritol në mobileri, pronari: Kjo është hera e tretë, s’kam konflikte! Një person i maksuar hodhi lëndën plasëse dhe u largua

 

Artan Alla, pronari i mobilierisë në Durrës së cilës iu vendos tritol, thotë se nuk ka asnjë konflikt pronësie. Në një prononcim për gazetarët ai thotë se kamerat kanë filmuar një person të maskuar që ka hedhur tritolin dhe më pas është larguar. Ai thotë se është hera e tretë që i vendosin tritol.

Artan Alla: Unë kam dyqanin këtu. Skam konflikti me asnjë njeri në botë, as për prona skam konflikt, as borxh si kam kujt, e kam me leje ndërtimi, me licencë. Rri këtu te dera e dyqanit me serbes, nuk kam konflikt me asnjeri.

Gazetarja: Policia tha se ju keni deklaruar se keni një konflikt pronësie për një copë toke me një person tjetër?

Artan Alla: Ja kanë fut kot. Mbase kanë dyshimet e veta. Kamerat kanë kapur një person duke kaluar këtu, duke e hedh lëndën dhe duke ikur. Ka qenë me kapuç me maskë. Kjo është hera e tretë që ma hedhin, e kanë hedhur njëherë në nëntor, njëherë para 3-4 javësh dhe sot prapë.

Nga ana tjetër, policia në një njoftim të ndarë për mediat, thotë se dyshohet se shkak për vendosjen e lëndës plasëse është bërë një konflikt për çështje pronësie. Por pronari e mohon.

"Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.  Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.  

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve", njofton policia. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut