Një sasi e vogël tritoli është vendosur pranë portës së murit rrethues të banesës në pronësi të Ramazan Hysës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Mat, në njësinë administrative Komsi.

Si pasojë e shpërthimit me lëndë plasëse ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.