Një dron ukrainas ka goditur ndërtesën e turbinës së Njësisë 6 të termocentralit bërthamor Zaporizhia, tha drejtori ekzekutiv i Rosatom, Alexey Likhachev.

"Këtë pasdite, një dron luftarak ukrainas goditi ndërtesën e turbinës së njësisë së energjisë numër 6, duke shkaktuar një shpërthim të mëvonshëm", tha Likhachev.

Ai shtoi se "ky është sulmi i parë i synuar ndaj pajisjeve kryesore të një termocentrali bërthamor, me një shpërthim që prishi strukturën dhe shkaktoi dëme në ndërtesën e turbinës".

Centrali bërthamor i Zaporizhzhisë u pushtua nga Rusia në mars të vitit 2022 dhe mbetet nën kontrollin e saj.

Ai ndodhet pranë vijës së frontit, në rajonin juglindor të Zaporizhzhisë në Ukrainë. Gjatë luftës katërvjeçare, ai është sulmuar herë pas here, duke rritur frikën e një aksidenti bërthamor në objekt.