Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës së shtetasit Adem Selimi, i cili është i ati i Klodian Selimit, shtetasit të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga Report Tv, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Megjithatë, mësohet se Adem Selimi nuk është person i skeduar, me të kaluar të dyshimtë apo me precedent penal. Adem Selimi njihet si person i qetë dhe pa probleme në Lazarat.