Shpërthim në një fabrikë baruti në Itali, 3 të vdekur! Në vitin 2020 humbën jetën edhe 3 punëtorë të tjerë

Shpërthim në një fabrikë baruti në Itali, 3 të vdekur! Në vitin 2020 humbën jetën edhe 3 punëtorë të tjerë

Fabrika ‘Sabino Explodenti'

ITALI- Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë baruti në Casalbordino të Italisë. Mediat vendase raportojnë se 3 punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në fabrikë, për arsye ende të paqarta. Në të njëjtën fabrikë ‘Sabino Explodenti’, në vitin 2020 ka pasur sërish një shpërthim ku 3 punëtorë humbën jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30 të së mërkurës së 13 shtatorit. Tre punëtorët e vdekur kanë punuar së bashku. Njëri prej viktimave është nga Lanciano (Chieti), një nga Casalbordino (Chieti) dhe një i tretë nga Palata. Nga hspërthimi edhe disa të tjerë aknë mbetur të plagosur.

Gianluca Salvatore, pronari i Sabino Explodenti, po kthehet në Casalbordino. Avokati i tij Augusto La Morgia raporton se pronari është "i tronditur për atë që ndodhi".

“Informacioni për shpërthimin ngjall frikë dhe tmerr të madh, aq më tepër që në të njëjtën kompani tre vjet më parë një aksident u kushtoi jetën tre punëtorëve dhe këtu kanë ndodhur aksidente të tjera ndër vite”, tha Daniele Marinelli, sekretar i Partisë Demokratike të Abruzos. "Ne jemi pranë familjeve të viktimave dhe shpresojmë se do të hidhet dritë e plotë mbi atë që ndodhi. Ky është sigurisht një tjetër paralajmërim i tmerrshëm për nevojën për përkushtim më të madh për sigurinë në vendin e punës."

Në të njëjtën kompani më 21 dhjetor 2020, humbën jetë 3 punëtorë: Carlo Spinelli, 54 vjeç, Paolo Pepe, 45 vjeç dhe Nicola Colameo, 46 vjeç. Fatkeqësisht nuk është aksidenti i vetëm. Në të njëjtën fabrikë, në vitin 1992 vdiq 48-vjeçari Bruno Molisani nga një aksident në punë; në vitin 2009 dy persona u plagosën rëndë nga një shpërthim.

Ditën e nesërme është caktuar seanca parparke për shpërthimin e vitit 2020. Dhjetë të dyshuar akuzohen, ndër të tjera, për vrasje të rëndë të shumëfishtë, “e kryer në kundërshtim me rregullat për parandalimin e aksidenteve në punë”, dhe fatkeqësi nga pakujdesia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE