Shpërthim në një rafineri nafte në Itali! 2 të vdekur, 9 të plagosur, 3 të zhdukur! Sindikatat paralajmërojnë grevë (VIDEO)

Itali- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një rafineri nafte të kompanisë Eni në Calenzano të Firences. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në afërsi të qendrës tregtare I Gigli. 

Si pasojë e shpërthimit në pikën e ngarkimit ku cisternat mbushen me karburant, 2 persona kanë vdekur, 9 janë plagosur dhe 3 të tjerë raportohen të zhdukur.

Përveç 9 të plagosurve që u shoqëruan me autoambulanca në spitalet e zonës, në ambientet spitalore për tretman mjekësor janë paraqitur edhe 17 persona të tjerë.

Kërkimi për tre të zhdukurit nga shpërthimi është pezulluar dhe do të rifillojë nesër në agim: arsyeja, sipas asaj që mësojmë, lidhet me kompleksitetin e ndërhyrjes në zonën e prekur nga shpërthimi: shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm - zhurma u ndje deri në Pistoia - me një zjarr që zgjati për rreth dy orë.

Prokuroria e Pratos ka caktuar edhe tre konsulentë që do të mbikëqyrin operacionet e kërkimit.

Gjithashtu mësohet se do të jetë i nevojshëm analiza e ADN-së për identifikimin e viktimës së dytë. Fuqia e shpërthimit, mësohet se ka qenë e tillë që ka copëtuar trupat. Prokuroria po ndjek protokollet ndërkombëtare për identifikimin e viktimave. 

Ka qenë një nga cisternat që ka shpërthyer pranë strehës së ngarkimit, në zonën ku është ngarkuar karburanti. Kjo është hipoteza që po punohet nga prokuroria e Pratos, e cila ka hapur hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit

Autostrada A1 në këtë zonë u mbyll menjëherë ndërsa ransporti hekurudhor po i rikthehet normalitetit. Zona ku ndodhej rafineria është e njohur si një zonë industriale ku ka mjaft biznese dhe ndërrmarje të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre aty.

“Nuk ka më vdekje në punë: CGIL Firenze, CISL Firenze Prato dhe UIL i Firences shpallën një grevë të përgjithshme provinciale 4-orëshe, në fund të turnit, për të mërkurën më 11 dhjetor me një demonstratë nga ora 14:30 deri në 16:30 në një zonë në Calenzano të përcaktohet”. Kështu raportojnë sindikatat në një shënim në lidhje me shpërthimin e ndodhur.

Po ashtu, presidenti i Republikës Sergio Mattarella i telefonoi Presidentit të Rajonit të Toskanës Eugenio Giani për të marrë informacion mbi të plagosurit, për t'u solidarizuar me familjet e viktimave dhe për të falenderuar shpëtimtarët që ndërhynë me shumë profesionalizëm.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës

VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës