Konflikti për drogën, tritol shtëpisë në Laprakë, pronari: Isha në gjumë me fëmijët! Kapet autori: E bëra se u zura me djalin e tij (VIDEO)

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi private në Laprakë për shkak të konflikteve për drogën. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por raportohen vetëm dëme materiale. Kallëpi i tritolit që është vendosur në derën e jashtë të shtëpisë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shtëpisë që iu vendos tritoli është në pronësi të 47-vjeçarit Gjergji Llazi, ndërsa mësohet se ai është një person me precedentë të mëparshëm për vjedhje makinash. Sasia e tritolit ishte 100 gramë.

Përsa i përket pronarit të banesës ai thotë se nuk ka konflit me asnjë: "Unë kam qenë në gjumë me gjithë familjarët e mi. Ka radhur policia para se të hapja unë derën. Unë skam konflikt me asnjë, ia kam treguar këtë edhe policisë. Shpërthimi ka qenë i madh, e kanë dëgjuar të gjithë komshijtë. Kam punuar si taksixhi, me bojrat.

Kemi qenë të gjithë në shtëpi kur ndodhi shpërthimi, me gjithë fëmijët. Kam dërguar deklaratë se s'kam konfikt me njëri. Nuk e di nëse është ngatërruar objektivi, por unë shkoj mirë me gjithë Laprakën."

Por disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e vendosjes së eksplozivit, i cili është Engjëll Myslimi. Policia thotë se 26-vjeçari ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive ka qenë një konflikt që ai kishte pasur me djalin e të zotit të banesës. Report Tv mëson se konflikti ka qenë për çështje droge, pasi djali i 47-vjeçari njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Dera e apartamentit ku shpërtheu tritoli në Laprakë

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 21/07/2020 15:16

    Dhe Gjergji, dhe Llazi, dhe musliman, dhe hajdut makinash, dhe me deren e shtepise para viteve '90, dhe i vihet tritoli, ekuacion me shume te panjohura.

    Përgjigju
  • Ky do plumbin: 21/07/2020 13:35

    Po prit prit se ke per ta par me ato poshtersira qe ke ber ketu do i lash shum shpejt

    Përgjigju
  • Arsonisti: 21/07/2020 10:47

    Prit se nuk ke pare gje akoma,,ky eshte vetem fillimi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës