Mëngjesin e sotëm një shpërthim me bombol gazi në një restorant ka tronditur Beogradin.
Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur të paktën 6 persona mes të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.
Një person është dërguar në Qendrën Emergjente për reanimacion, ndërsa tjetri ka djegie dhe dëmtime.
Këto janë pamjet e para pas shpërthimit në Beograd: Tymi nga ndërtesa, të plagosurit ulur në rrugë.
Gazetarët e raportojnë nga terreni se forca e shpërthimit shkatërroi dritaret dhe hekurat përreth, dhe zjarrfikësit dhe policia janë në terren.
Komento