Foto: Familjarët e viktimave në një nga spitalet në Maqedoninë e Veriut
Edhe 20 persona të tjerë që ishin në diskotekën ku ra nga zjarri në Koçan janë shtruar në spital, në mesin e tyre edhe tre zjarrfikës.
Lajmin e ka bërë të ditur Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjatë ditës së djeshme, janë hospitalizuar 20 raste të reja, duke përfshirë tre zjarrfikës. Me këtë, numri i personave të hospitalizuar, pavarësisht transferimit jashtë vendit, arrin rreth 90 të lënduar. Prej tyre, 60 persona janë në Qendrën Klinike, 17 në SPQ 8 Shtatori dhe 12 në Shën Naumi i Ohrit. Në Axhibadem Sistina ka 8 të lënduar, ndërsa në Zhan Mitrev 6. Sot jashtë vendit janë transferuar 24 të lënduar, prej të cilëve 13 në Serbi, dy në Slloveni, katër në Letoni, një në Bullgari dhe katër në Austri.
Në Serbi, një person është hospitalizuar në Qendrën Klinike Nish, katër në AUM dhe tetë në Qendrën Klinike Beograd. Numri i plotë i të lënduarve jashtë vendit arrin 73. Priten transporte të reja gjatë natës për Athinë, Greqi dhe Zagreb, Kroaci. Sot arritën edhe ekipe nga Izraeli nga Qendra Sheba. Ekipet e Çekisë dhe Izraelit janë në Qendrën Klinike në Shkup”, njoftojnë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.
Lajmi kryesor:
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Gjykata lë në qeli 14 persona të dyshuar si përgjegjës
Xh.K/Shqiptarja.com
