Një sulm ndodhi në transformatorin elektrik të kompanisë Elektrokosmet që operon në veri të Kosovës, dy ditë pas marrëveshjes për rregullimin e furnizimit dhe inkasimit të energjisë në katër komunat veriore.
Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun tha se fillimisht është menduar për zjarrvënie, por më vonë është konfirmuar se ishte shpërthim.
Ai tha se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Si pasojë e këtij shpërthimi një transformator është dëmtuar krejtësisht dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti, ndërkaq rasti po hetohet.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të 2015-së.
Qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar që prej më shumë se dy dekadash.
Me nënshkrimin e Udhërrëfyesit pritet që të nisë edhe faturimi dhe inkasimi për energjinë e shpenzuar edhe në veri./ Telegrafi
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 3882
Lajme të tjera
-
Raportet e Isa Boletinit me Serbinë
12 Mars, 18:17
-
Kosovë/ Regjistrohen sërish të shtëna me armë në veri
24 Shkurt, 11:58
-
Pak të interesuar për zëvendësimin e policëve në veri të Kosovës
13 Shkurt, 21:33
-
Zbulohen 3 laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, në pranga dy serbë
12 Shkurt, 17:09
-
Mbishkrimet ‘Wagner’ në muret e tabelat në veri të Kosovës, nisin hetimet
23 Janar, 13:15
-
Shumë familje të evakuuara dhe shtëpi në rrezik nga përmbytjet në Kosovë, rreshjet e shiut pritet të vijojnë deri më 25 janar
20 Janar, 12:28
-
Zhvillimi ekonomik si mundësi për stabilizimin e veriut të Kosovës
19 Janar, 11:01
-
Konkursi për policët në veri të Kosovës, vetëm për moshat nën 30 vjeç
11 Janar, 22:38
-
Mitrovicë e Veriut, protestë kundër ‘tradhtisë’ së Vuçiçit
8 Janar, 15:06
-
Serbët nuk ndalen me provokime në veri të Mitrovicës, shkrimi në banerin reklamues: Provoni ushqimet e vendeve që nuk e njohin Kosovën
4 Janar, 07:53
-
Shpërthim i fortë në veri të Mitrovicës, forcat e KFOR-it në gatishmëri
21 Dhjetor 2022, 21:53
-
Tensionet në veri të Kosovës, persona të maskuar sulmojnë dy gazetarë në Mitrovicën e Veriut (VIDEO)
9 Dhjetor 2022, 08:48