Shpërthim tritoli në banesën e punonjësit të SHISH në Burrel (VIDEO)

Një shpërthim tritoli ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Burrel në banesën e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj i cili bashkë me familjen nuk ndodhej aty.

Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.

'Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë  të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i sëcilës ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para rezulton se në  banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.'- njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
Tritol banesës së punonjësit të SHISH, dalin pamjet nga vendngjarja në Burrel

Këto janë pamjet nga banesa e Alfred Karajt, punonjësit të SHISH të cilit i vendosën tritol në banesë gjatë natës.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kokuqi: 21/03/2021 08:05

    Po merrka azil miku. Pas ca kohesh do leje punen dhe do ike me letra ok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje