Të shtënat me armë në veri të Kosovës dhe kërcënimet e Vuçiç, opozita shqiptare: Po nxitet lufta! SHBA dhe BE të ndërhyjnë për të ulur tensionet

Të shtënat me armë në veri të Kosovës dhe kërcënimet e Vuçiç, opozita shqiptare: Po nxitet lufta! SHBA dhe BE të ndërhyjnë për të ulur tensionet

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj

Opozita ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës ku ka pasur të shtëna me armë ndaj policisë nga një grup serbësh pas tensioneve të krijuara me arrestimin e ish policit serb, Djean Patiç. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ish kryeministri Sali Berisha nëpërmjet reagimeve në rrjetet e tyre sociale kanë kërkuar që qeveria serbe të ndalte skenarët e destabilizimit të vendit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj shkruan se duhet të ketë një bashkërendim mes aktorëve qeverisës në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të situatës.

Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të lartë situatën në Veri të Mitrovicës. Lajmet se goditje me armë  ndaj  forcave policore të Kosovës, ngritja e barrikadave, kundërshtimi i autoriteteve ligjzbatuese të Kosovës nga elementë të armatosur të organizuar të strukturave paralele serbe, duket se është një skenar i qartë që synon krijimin e një vatre të rrezikshme tensioni. Gjithashtu refuzimi i komunikimit dhe zgjidhjes së situatës me institucionet e ligjshme të Kosovës nga pala serbe duket se synon jo mbrojten e drejtave të popullatës serbe, por një ndarje defacto me bazë etnike të Veriut të Mitrovicës”-shkruan Alibeaj.

Ndërsa, kreu i Rithemelimit, u është përgjgijur kërcënimeve të Vuçiç për vendosjen e ushtrisë serbe në veri të Kosovës. Në reagimin e bërë, Berisha shkruan se Vuçiç duhej të hetohej nga Gjykata Ndërkombëtare për gjenocid në Kosovës dhe për nxitjen e luftës.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos atë sa me shpejt para Gjykatës dhe ligjit ndërkombëtar për genocid dhe krime lufte si kusht themelor që të vendoset paqe e qëndrueshme në rajonin tone”- shprehet Berisha.

Mes të tjerash, ai nuk la pa akuzuar kryeministrin, Edi Rama për të cilin tha se së bashku me Putin mbështesnin Aleksandër Vuçiçin për vendosjen e trupave ushtarake në Kosovë.  

"Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë. Në këto deklerata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë”- shkruan ish kryeministri.

Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, në veri të Kosovës një grup personash të maskuar sulmuan efektivin e policisë së Kosovës, Ekrem Nezirin i cili po trajtohet në spital për plagët e marra. Ndërkohë të gjithë krerët e shtetit bënë thirrje për zbardhje të incidentit të ndodhur dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Ngjarja e ndodhur, detyroi policinë e Kosovës të shtonte numrin e forcave të sigurisë në veri ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi gjithashtu se Serbia do t'i kërkonte KFOR-it një rikthim të trupave ushtarake në Kosovë.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Tensionet në Veri të Kosovës, Agron Gjekmarkaj kërkon reagimin e Ramës: Pse hesht?

1670709406_1633039004gjekmarkaj1.jpg

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës. Ai ka kërkuar reagimin e Edi Ramës.

“Retorika luftënxitëse e autoriteteve serbe është e papranueshme. Kosova e pavarur dhe integriteti i saj territorial janë realitete të pakthyeshme. Dialogu dhe jo gjuha e forcës kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e Rajonit tonë.  Duke dënuar me forcë sulmet e strukturave paramilitare serbe në veri të Kosovës dhe provokimet e vjetruara të autoriteteve më të larta serbe, apeloj për maturi nga ana e autoriteteve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe vendimmarrje nën koordinimin e ngushtë me partnerët tanë strategjik ShBA&BE. Në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nxis institucionet shqiptare të jenë në krah të autoriteteve kosovare. Heshtja e institucioneve të Republikës së Shqipërisë ndaj gjuhës luftënxitëse të Presidentit të Serbisë është e pakuptimtë. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë krah Kosovës dhe institucioneve të saj”, shprehet ai.

Ora 21:24
Thirrja e Vuçiç për vendosjen e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë, Berisha: Po nxit luftë! Mbështetet nga Putin dhe Rama, të dënohet për genocid

1670272199_ASFQEDWF.jpeg

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku së fundmi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar se do të kërkojë vendosjen e ushtrisë serbe.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Berisha shkruan se e gjithë veprimtaria kriminale e Vuçiçit, mbështetej nga Putin dhe nga kryeministri Edi Rama.

"Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe banda kriminale me mercenarët e Ëagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë veriun e Republikës së Kosovës. Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri kundër forcave të Policisë së Kosovës që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorvë të zonave të Veriut të Kosovës. Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në detyrë të forvave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina. E gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiç apo Putini i vogël i cili ka shndërruar Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës dhe ambicieve të Putinit në Ballkan. Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë. Në këto deklerata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë”-shprehet Berisha.

Mes të tjerash, kreu i Rithemelimit ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar duke e vendosur Vuçiçin para Gjykatës Ndërkombëtare për genocide dhe krime lufte.

“Duke mbeshtetur në emër te Partisë Demokratike, fuqimisht, autoritet e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, dënoj me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e presidentit të serbomadhisë Vuçiç për të ndezur flakët e nje konflikti të ri në rajon. Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos atë sa me shpejt para Gjykatës dhe ligjit ndërkombëtar për genocid dhe krime lufte si kusht themelor që të vendoset paqe e qëndrueshme në rajonin tone”-përfundon Berisha.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM GENT ÇAFAJ: 11/12/2022 09:30

    O sali wc po ti je spiun i sërbit çfar na llomotit mor flliqsir. Harove ti kur furnizoje sërbin me naft dhe me arm apo kto krimet e tua s'quhen mor hajdut kriminel. Ti mendon se ky popull haron. Ti je njeriu më i uryer i Shqiptarve mor jashqitje e kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës