Shpërthimi në Velipojë që plagosi nënën me 3 fëmijët, arrestohet tregtari që i shiti gazin, Policia: Shkeli bllokimin dhe tregtoi sërish gaz pa licencë e jashtë kushteve teknike
Foto nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Velipojë
Petrit Mollja, tregtar gazi, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Velipojë, ndërsa dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë, ku shpërthimi i bombolave plagosi rëndë 4 anëtarët e kësaj familje.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.
Megjithatë, ai shkeli masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore.
Mollja akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç.
Ata kanë pësuar djegie të rënda në trup, ndërsa janë nisur drejt Italisë, privatisht, për mjekim më të specializuar.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mosbindje civile apo provokim: Çfarë ishte 'marshimi' i PD në Shkodër?
2 Nëntor, 18:25
-
Masakra në Shkodër/ Policia në kërkim të "gjurmëve" të "Range Roverit" të autorëve! Në kërkim 2 nga grupi i Bajrave
2 Nëntor, 15:28
-
PD në Shkodër marshim protestë: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim! Kërkojnë lirimin e Berishës e qeveri teknike! (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër, në kërkim policor disa anëtarë të grupit të Bajrave, mes tyre Sakicaj e Troshani
2 Nëntor, 10:59
-
Shkodër, dogjën makinat që përdorte agjenti i krimeve arrestohen vëllezërit, identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi! Shikoni VIDEON
2 Nëntor, 10:41
-
Atentati në Shkodër, gazetarja: Dyshime se në mjet ishte Ibrahim Lici, 30 minuta para vrasjes u fikën dritat
1 Nëntor, 20:22
-
Mashtronte të moshuarit dhe u merrte para, arrestohet shqiptari në Greqi
1 Nëntor, 17:12
-
Benet Beci paraqitet në SPAK! A keni dhënë dorëheqjen? Kryebashkiaku i Shkodrës e mohon i buzëqeshur (VIDEO)
1 Nëntor, 15:32
-
Masakra në Shkodër pa autor! Pista e hetimeve: Hakmarrja mes Bajrave e Licëve, dyshohet se u ekzekutuan nga vrasës me pagesë
1 Nëntor, 15:28
-
Tiranë/ Goditet banda e vjedhjes së makinave në Yzberisht! 3 të arrestuar, një në kërkim e një tjetër nën hetim! Kamera e sigurisë i tradhtoi (VIDEO+EMRA)
1 Nëntor, 12:05
-
Atentati i Shkodrës/ LZHK: Krimi nuk ka frikë nga shteti, qeveria palë me të! Të ngrihet Xhandarmëria Kombëtare
1 Nëntor, 11:27
-
Atentati në Shkodër/ Avokati Edmond Petraj: E dhimbshme skena me të pafajshmit! U krye nga vrasës me pagesë por diku u gabua
31 Tetor, 18:57