-
Kronikë
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, shuhet familja Gjoka! Pas dy motrave dhe mamasë, humb jetën edhe djali 12-vjeçar
Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia ka dalë t'i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. I mituri ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka.
20 Shtator 2021, 14:19 -
Kronikë
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, thellohet tragjedia për familjen Gjoka! Pas dy vajzave, humb jetën edhe nëna! I vetmi i mbijetuar djali 12-vjeçar
Thellohet tragjedia për familjen Gjoka në Lezhë pas shpërthimit të bombolës në hotelin e tyre në Velipojë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e plagëve të marra kryefamiljarja Alketa Gjoka, e cila pavarësisht kujdesit të mjekëve prej muajsh, nuk mundi të mbijetonte.
16 Shtator 2021, 20:08 -
Kronikë
Nuk u mbijetoi dot plagëve të djegies, kjo është 15-vjeçarja Klarisa Gjoka që ndërroi jetë në Itali
Report Tv ka siguruar foto të 15-vjeçares Klarisa Gjokës, e cila ndërroi jetë në Itali, vetëm pak ditë pas vdekjes së motrës së saj Danjela Gjoka. 15-vjeçarja Klarisa Gjoka, u dërgua, bashkë më motrën, mamanë dhe vëllain, në Itali për mjekim më të specializuar pas shpërthimit t&a
16 Korrik 2021, 19:01 -
Kronikë
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, s'ka fund tragjedia për familjen Gjoka! Ndërron jetë edhe 15-vjeçarja e plagosur, sot iu dha lamtumira e fundit vajzës së madhe
Shpërthimi i bombolës së gazit me 4 korrik në Velipojë, ndërron jetë në Itali dhe vajza e dytë e familjes Gjoka nga Gajushi i Lezhes. Pavaresisht trajtimit mjekesor Klarisa Gjoka 15 vjece nuk mundi tju mbijetoje plageve te marra. Disa ditë me parë gjeti vdekjen dhe motra e saj Daniela Gjoka 19-vjeçe, e cila përcoll sot për në banesën e fundit
16 Korrik 2021, 17:38 -
Kronikë
Shpërthimi në Velipojë që plagosi nënën me 3 fëmijët, arrestohet tregtari që i shiti gazin, Policia: Shkeli bllokimin dhe tregtoi sërish gaz pa licencë e jashtë kushteve teknike
Petrit Mollja, tregtar gazi, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Velipojë, ndërsa dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë, ku shpërthimi i bombolave plagosi rëndë 4 anëtarët e kësaj familje.
7 Korrik 2021, 20:11 -
Kronikë
U plagosën rëndë nga shpërthimi prej bombolës së gazit në Velipojë, nëna me 3 fëmijët ikin privatisht për kurim në Itali
4 anëtarët e familjes Gjoka, nëna me 3 fëmijët, që u lënduan nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë, vijon të jetë kritike, për shkak të djegieve të shumta trupore. Duke qenë se të katërt janë me dokumente të rregullta si emigrantë në Itali familja ka vendosur që të transferohet në spitalet e këtij vendi për kurim të specializuar.
6 Korrik 2021, 12:54 -
Sociale
Shpërthimi në Velipojë, familja Gjoka në gjendje kritike, mjeku: Djegiet nga shpërthimi i gazit janë bërë problem, ja si duhet të veproni në rast se bini në kontakt me zjarrin
Pjesëtarët e familjes Gjoka që u dogjën nga shpërthimi i gazit në Velipojë vijojnë të jenë në gjendje kritike. Ndërkohë Kirurgi i djegieve plastike Nardi Kola dha disa këshilla, se si duhet të sillen qytetarët në momentet e para kur bien pre e zjarrit dhe marrin plagë
5 Korrik 2021, 18:06 -
Kronikë
Inspektimi i Naftës e Gazit, drejtori pranë ISHTI-it: 7 sanksione me gjobë për shkeljet! Qytetarët të marrin bombola në subjekte të licensuara, masat si të mbrohen
Bombolat e gazit janë cilësuar të rrezikshme, pasi një defekt ose një pakujdesi, mund të shkaktojnë dëme të mëdha, siç ishte rasti më i fundit në Velipojë, ku shpërtheu në hotelin e familjes Gjoka, ndërsa mbetën të plagosur rëndë pronarja dhe 3 fëmijët e saj
5 Korrik 2021, 13:42 -
Kronikë
Flakë prej gazit në hotelin në Velipojë, flet nëna e gruas së plagosur: Po bënte kafen, të tjerët ishin në gjumë (VIDEO)
Për gjendjen e 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët u dogjën pas shpërthimit të bombolave të gazit në Velipojë. Nëna e njërës prej të plagosurve, Alketa Gjokës 40 vjeç, shprehet për mediat jashtë QSUT-së se vajza ka qenë duke bërë kafen
5 Korrik 2021, 13:26 -
Kronikë
Shpërthimi në hotelin e familjes Gjoka, drejtori i zjarrfikësve Shkodër: Bombolat e kampingut janë ‘kancer’, qëndrojnë 10 muaj pa u përdorur dhe krijojnë rrjedhje
Drejtori i zjarrfikësve Shkodër Agron Dibra ka dhënë detaje rreth shpërthimit që ka ndodhur në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ai deklaron se familjarët nuk kanë mundur të japin dëshmi për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen.
5 Korrik 2021, 12:14 -
Kronikë
Shpërthimi në hotelin në Velipojë, ISHTI sqaron si ndodhi ngjarja: Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, u harrua hapur gjatë natës
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka sqaruar rrethanat e shpërthimit të ndodhur dje në hotelin 3 katësh të familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën plagosur me djegie të rënda pronarja e hotelit Alketa Gjoka 40 vjeç dhe fëmijët e saj, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç, të cilët ndodhen në QSUT në Tiranë
5 Korrik 2021, 11:28 -
Kronikë
Shpërthimi në Velipojë, Manastritliu viziton familjen Gjoka në QSUT: Gjendja ende kritike
Për gjendjen e 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët u dogjën pas shpërthimit të bombulave të gazit, ka shfaqur interes edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka zhvilluar një vizitë më QSUT. Nëpërmjet një postimi në 'Facebook' Manastirliu shkruan se familja &e
4 Korrik 2021, 16:01 -
Kronikë
Shpërthimi në Velipojë, QSUT informon mbi gjendjen shëndetësore të 4 anëtarëve të familjes Gjoka: Kanë pësuar djegie të rënda në trup
Spitali i Djegies Plastike në QSUT ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët mbetën të plagosur rëndë mëngjesin
4 Korrik 2021, 11:58 -
Kronikë
Shpërthimi në Velipojë, bombolat u dërguan dje në hotel, ishin të kolauduara! Familja Gjoka po bënte përgatitjet e fundit për sezonin
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre. Familja kishte mbërritur dje për të hapur biznesin dhe për të bër&eum
4 Korrik 2021, 10:22 -
Kronikë
Shpërthimi në hotelin në Velipojë, flet i afërmi i familjes Gjoka: Ndezën bombolën për të bërë një kafe dhe aty shpërthyen! I gjeta në pishinë kur erdha
I afërmi i familjes Gjoka, 4 anëtarët e së cilës mbetën të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë, ka treguar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë. Zef Zefi thotë për mediat se ata kishin ardhur vetë
4 Korrik 2021, 09:26 -
Kronikë
Çdo gjë e shkatërruar, përmasat e frikshme të dëmit në hotel nga shpërthimi i bombolave të gazit
Shkatërrimi nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin në Velipojë ka përmasa të frikshme. Sikurse mund të shihet nga pamjet e siguruara nga "Report Tv", kati i parë i hotelit është shkatërruar tërësisht, ku çdo gjë është thyer apo është djegur.
4 Korrik 2021, 08:20 -
Kronikë
Detaje të reja nga ngjarja në Velipojë, kanë shpërthyer disa bombola gazi! Policia dhe zjarrfikësit nxjerrin në kohë edhe 5 bombola të tjera që rrezikonin të plasnin
Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku mësohet se kanë plasur disa bombola. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se bombolat ishin në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit, që kan&eu
4 Korrik 2021, 08:10 -
Kronikë
Magazina 'arsenal' bombolash gazi, shkrumbohet nga flakët hoteli në Velipojë! Plagosen rëndë pronarët, 4 anëtarët e familjes Gjoka me djegie të rëndë në QSUT
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre. Kryefamiljarja Alketa Gjoka, 40 vjeç, së bashku me fëmijët e saj, ishin brenda ambienteve të hotelit në momentin e shpërthimit, pasi kishin shkuar të pastruar në mënyrë për të qenë gati për sezonin turistik. Ata kanë marrë plagë të rënda në trup dhe janë dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
4 Korrik 2021, 07:42