Shpërthimi i bombolës së gazit në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Lezhë ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale në biznese aty pranë. Pronarët janë në pritje të vlerësimit të dëmeve nga ana e shtetit. Nga pamjet shihet sesi janë shkatërruar tërësisht fasadat si dhe ka pasur dhe shembje të mureve.

“Është dëmtuar gjithçka me fasada, frigoriferë, tavanë. Fillimisht më njoftuan shokët, pastaj policia. Gjendja ishte katastrofë. Deri tani s’ka ardhur askush për të vlerësuar dëmet, presim. Vetëm fasada shkojnë 5 mijë euro, gjithçka ka dalë jashtë funksioni”.

“Unë kam berberhane, që të shtunën që e kemi mbyllur, na ora 11 mbrëmë më telefonoi një klient dhe më tha që ka ndodhur një shpërthim. Është shembur muri gjithë. Pajisjet janë prishur të gjitha. Dëmi mund të shkojë rreth 2 mijë euro.”

“Dëmet janë të pallogaritshme. Vetëm shpresojmë që dikush t’i shohë me syrin e humanizmit që të ngrihemi dhe njëherë. Po shpresojmë dhe i bëjmë thirrje, pjesa e bombolave të gazit ë ketë një kujdes të jashtëzakonshëm në përdorim”, thanë disa prej pronarëve të bizneseve.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi i fuqishëm trondit Lezhën, plas bombola e gazit në një lokal! Disa biznese, banesa dhe makina të dëmtuara (VIDEO)