Një shpërthim i fuqishëm tronditi Lezhën mbrëmjen e së dielës, duke shkaktuar  frikë e panik mes banorësh. Ngjarja u regjistrua një orë para mesnate në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ku brenda një byrektoreje në pronësi të Kujtim Mujës shpërtheu një bombol gazi.

Të lënduar nuk pati, por dëmet materiale ishin të shumta, jo vetëm në vendin ku ndodhi shpërthimi, por edhe në bizneset aty pranë, në disa apartamente dhe tre automjete.

Të tronditur, pronarët e tyre flasin për dëme miliona lekë dhe shpresojnë në mbërritjen e ekspertëve për vlerësimin e dëmeve.

“Është dëmtuar gjithçka me fasada, frigoriferë, tavanë. Fillimisht më njoftuan shokët, pastaj policia. Gjendja ishte katastrofë. Deri tani s’ka ardhur askush për të vlerësuar dëmet, presim. Vetëm fasada shkojnë 5 mijë euro, gjithçka ka dalë jashtë funksioni”.

“Unë kam berberhane, që të shtunën që e kemi mbyllur, na ora 11 mbrëmë më telefonoi një klient dhe më tha që ka ndodhur një shpërthim. Është shembur muri gjithë. Pajisjet janë prishur të gjitha. Dëmi mund të shkojë rreth 2 mijë euro”, thanw pronarwt e bizneseve.

Kërkesa e tyre shkon për sigurimin teknik të bombolave të gazit, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Dëmet janë të pallogaritshme. Vetëm shpresojmë që dikush t’i shohë me syrin e humanizmit që të ngrihemi dhe njëherë. Po shpresojmë dhe i bëjmë thirrje, pjesa e bombolave të gazit ë ketë një kujdes të jashtëzakonshëm në përdorim”, tha pronarja e njw prej bizneseve.

Zhurma e krijuar ishte mjaft e fortë, duke shkaktuar frikë dhe panik në zonë. Të shumtë ishin qytetarët që dolën nga banesat e tyre.

"Kam qenë në gjumë, u tremba dhe rashë nga krevati në tokë se aq i madh ishte shpërthimi. Kur dola në ballkon pashë që ishin thyer xhamat, policia, ishte grumbulluar gjithë Lezha. Ishte shpërthim i fortë. Këtu ka fajet shteti, të gjitha këtyre lokaleve duhet t‘i kontrollohen bombolat. S’kanë siguri asnjë", tha një banor. 

Sipas të dhënave paraprake, bombola kishte rreth 50 litra gaz, çka shpjegon edhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara në mure, fasada dhe xhama në një perimetër të gjerë nga byrektorja.

"Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur", informoi policia. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, pronarët e bizneseve të dëmtuara: Është shkatërruar çdo gjë, presin të vijnë të vlerësojnë dëmet (VIDEO)

 

Shpërthimi i bombolës së gazit në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Lezhë ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale në biznese aty pranë. Pronarët janë në pritje të vlerësimit të dëmeve nga ana e shtetit. Nga pamjet shihet sesi janë shkatërruar tërësisht fasadat si dhe ka pasur dhe shembje të mureve.

“Është dëmtuar gjithçka me fasada, frigoriferë, tavanë. Fillimisht më njoftuan shokët, pastaj policia. Gjendja ishte katastrofë. Deri tani s’ka ardhur askush për të vlerësuar dëmet, presim. Vetëm fasada shkojnë 5 mijë euro, gjithçka ka dalë jashtë funksioni”.

“Unë kam berberhane, që të shtunën që e kemi mbyllur, na ora 11 mbrëmë më telefonoi një klient dhe më tha që ka ndodhur një shpërthim. Është shembur muri gjithë. Pajisjet janë prishur të gjitha. Dëmi mund të shkojë rreth 2 mijë euro.”

“Dëmet janë të pallogaritshme. Vetëm shpresojmë që dikush t’i shohë me syrin e humanizmit që të ngrihemi dhe njëherë. Po shpresojmë dhe i bëjmë thirrje, pjesa e bombolave të gazit ë ketë një kujdes të jashtëzakonshëm në përdorim”, thanë disa prej pronarëve të bizneseve.

Ora 08:22
Shkatërrim dhe xhama të thyer, çfarë la pas shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë (VIDEO)

Bombola e gazit e cila shpërtheu mbrëmjen e së dielës në një byrektore në Lezhë ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Siç pamjet e tregojnë, janë prekur biznese, banesa dhe automjete në rrugën “Luigj Gurakuqi.”

Forca e shpërthimit ka qenë shumë e lartë dhe ka sjellë pasoja në një perimetër të gjerë.

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 06/04/2026 12:55

    Jeni me biznes dhe duhet ti siguroni ato dhe jo te presin gjithmone nga shteti. Verefikimet ti bej siguracioni dhe te paguaj nqt i keni te sigurara se jo vazhdo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?