Shpërthimi i depozitës/ Bllokohet karburanti, nuk plotësonte kushtet e sigurisë, Braçe: Kontroll për inspektorët

Tre ditë pas shpërthimit të një depozite me 5 mijë litra gaz ku mbetën të plagosur 7 persona mes tyre edhe dy fëmijë, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka shkuar në pikën e karburantit përgjatë aksit rrugor Lezhë-Milot ku inspektorët kanë bërë të mundur rrethimin me shirit dhe bllokimin e kësaj pike për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

ISHTI në një prononcim për Report TV ka deklaruar se në këtë karburant është bërë një kontroll para 4 muajsh, por nuk është gjetur asnjë parregullsi.Në reagimin e tyre lidhur me këtë ngjarje, ISHTI deklaroi se zjarri ka rënë në një depozitë me 5 mijë litra kapacitet depozitues dhe se 30 minuta pas ngjarjes është ngritur një grup pune për të verifikuar shkaqet. Ndërsa ditën e sotme ISHTI bëri edhe bllokimin e pikës së karburantit pasi sipas tyre nuk ka patur kushtet e nevojshme të sigurisë.

Në lidhje me këtë shpërthim ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe i cili ka thënë se inspektorët që kanë bërë kontrolle dhe që do të bëjnë do të mbajnë përgjegjësi.

"Inspektorati Shtetëror Teknologjik dhe Industrial ka vendosur masën e bllokimit sot. Ajo që mua më shqetëson dhe po vazhdoj të kërkoj bashkë me ministren përkatëse informacion akoma dhe më të hollësishëm, ka të bëjë me kontrollet e ushtruara më herët në këtë pikë karburanti. Të gjithë inspektorët dhe aktet e konstatimit të tyre janë vënë nën lupë, po kontrollohen një për një e do mbajnë përgjegjësi deri në fund, jo vetëm ata, por edhe ndonjë ent tjetër, qoftë ky dhe privat, që ka lëshuar vërtetim sigurie për atë pikë karburanti", tha Braçe.

Ngjarja e rënë ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit rreth orës 22:10, ku një makinë është ndalur në karburant, për t'u furnizuar me gaz por në këtë moment ka shpërthyer bombola. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, nga një familje, mes tyre edhe dy vajza të mitura 5 dhe 2 vjeç, si dhe dy punonjësit e karburantit.

Report Tv ka mësuar se shkak për shpërthimin në karburant është bërë shkëputja e energjisë. Më pas kanë qenë ndezja e gjeneratorit që ka shkaktuar një shkëndijë dhe më pas shpërthimin e depozitës. Nga shpërthimi, i cili ka qenë i përmasave të mëdha, janë dëmtuar e djegur edhe disa automjete që ndodheshin të parkuara.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tonini: 27/08/2019 17:31

    kur keta cunat dikur me parate e Skender Gjinushit ndertuan nje perandori ne zejmen te lezhes, menduan se edhe me partine e ilir metes dhe disa te tjerve qe vidhin apartamente luksi neper europe e investojne parate ne toka te grabitura e ne pallate pa leje ne Lezhe e Lac, jo gjithmone rota mullirit do shkoje ne kahun e duhur, i besuan 4 inspektorve qe derguan per darke dhe me nga nje eskort tek nje lokal afer kinostudios, qe letrat do ishin ne rregull, fatkeqsisht nuk qe ashtu, se gazi me nje shkendije nuk shkojne dakort shume, gjynah per ata te mjeret qe lane gjysmen e lekures me ate karburant. gjithsesi parate atyre vellezerve per te blere nje prokuror te majm dhe nje gjykate te tere nuk ju mungojne. presim javet ne vazhdim, edhe mbyllja e karburantit eshte e paracaktuar ne tavoline, rreth 10 dite, dhe gjithcka do kthehet ne normalitet, 50 metra me tutje ka je pike tjeter karburanti , dhe nuk do ndihet mungesa e tyre persa ata shirita do qendrojne perreth atyre pompave vdekjeprurese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër