Shpërthimi i tritolit mbrëmë në Durrës, dyqani në pronësi të efektivit të Forcave Shqiponja, dyshohet për shkak të detyrës! Familjarët: S'kemi konflikte

Dyqani që iu vu tritoli mbrëmjen e djeshme në Durrës, rezulton në pronësi të efektivit të Forcave Shqiponja, Hysen Gashi. Policia s’ka ende asnjë të dyshuar por shkak për ngjarjen dyshohet të jetë puna e efektivit. Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 mbrëmë, në fshatin Katund i të Ri, ndërsa tritoli, një sasi e vogël, u vendos në qepenin e derës së jashtme të dyqanit. Nga shpërthimi fatmirësisht pati vetëm materiale, teksa ngjitur me dyqanin ndodhet edhe banesa e familjes Gashi, por në momentin e shpërthimit nuk ndodheshin në shtëpi.

Për ngjarjen nuk bëhen me dije të tjera detaje, teksa policia ka nisur hetimet.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
Iu vu tritoli në dyqan, vëllai i efektivit të policisë: Autorët mbështeten diku meqë janë kaq trima, ne nuk kemi vrarë e rrahur njeri

 

Vëllai i efektivit të policisë Hysen Gashi, dyqanit të të cilit iu vu tritoli mbrëmjen e djeshme në Durrës ka folur para mediave duke thënë se ngjarja mund të ketë ardhur vetëm prej detyrës pasi nuk kanë pasur konflikte me askënd. Sipas tij, nuk ka asnjë person të cilit mund t'ia vënë gishtin, por supozon që kushdo që ka guxuar të vendosë sasinë e tritolit të ketë mbështetje, ndaj bën thirrje për drejtësi.

"Nuk kemi vrarë as kemi rrahur kënd. Kjo vetëm për shkak të detyrës, s’ma merr mendja për gjë tjetër.

Kohët e fundit e ka përdorur si magazinë ndërsa më parë e ka pasur dyqan. Ka shitur rroba. Bënte gruaja tregti. Policia ka ardhur menjëherë, ka qenë ora rreth 10:30. Zona nuk ka qenë e ndriçuar. Kamera sigurie i ka vendosur por nuk i ka në funksion. Tek lokali i ka marrë policia, kurse këta nuk kanë pasur kamera sigurie.

Kjo është rrugë, nuk mund t’i vendosësh gishtin askujt po nuk pe gjë. Kjo punë ka ardhur vetëm se është polic, ka ndonjë që i ka ngelur hatri, cfarë t’i bësh. Pasi nuk është bërë dëm në njerëz, dëmeve materiale nuk kemi cfarë t’i bëjmë. Ishalla bëhet drejtësi, por kam frikë se këta që i bëjnë këta punë, mbështeten diku që janë kaq trima se unë për veten time nuk i bëj keq njeriu.

Nuk ka pasur njeri tek shtëpia fare. Hyseni ka qenë në punë, ka 30 vjet që është polic në Durrës me Shqiponjat. Gruaja ka qenë tek vajza për darkë në Rrushbull. Kjo punë ka ndodhur rreth orës 10:20, Hyseni ka qenë duke u kthyer nga puna.

Unë e pyeta Hysenin, i thashë ke ndonjë ngatërresë kohët e fundit, tha policë jemi, në qafë nuk i kapim njerëzit", tha vëllai i Hysen Gashit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Huy: 23/04/2022 10:59

    Azil te mbare mor bir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI