Shpërthimi i virozave të stinës, ja disa sekrete për të luftuar kollën pa vërshuar menjëherë drejt ilaçeve

Temperaturat janë ulur dhe jemi tashmë në stinën e virozëve, një problem që na prek të gjithëve. Por shumë prej nesh shpesh bëjmë gabimin që nxitojmë me vrap tek mjeku, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët tanë. Por mjekja pediatre Ilsa Kraja është e mendimit që ka disa alternativa që secili prej nesh mund ti përdorë në shtëpi pa nxituar drejt spitalit apo ilaçeve. E ftuar sot në emisionin Rreze DielliReport TV, Kraja madje foli për një “produkt sekret” që i ndihmon shumë fëmijët të eleminuar kollitjen e për të bërë një gjumë të qetë.

Unë nuk rekomandoj asnjë herë ilace për kollën, qumësht me mjaltë dhe çaji me mjaltë, ilaçi më i mirë, mund të jetë çajj mali apo dafine. Edhe nëse nuk e konsumojmë direkt, nëse kemi fëmijën me rrufë dhe teshtima, në ambjentin ku qëndrojmë të vendosim një enë me çaj mente që jep ndjesinë e freskisë, edhe zierja e dafinës e gjithashtu ndihmon. Por edhe cokollata është një alternativë e mirë absolutisht, nuk është e shkruar në literaturë. Në praktikën time me fëmijët e mi, kur natën i zë kollë e forte, shpesh i jap pak çokollatë, e cila duke nxitur gjendrat e pështymës, i lubrifikon ato dhe jep ndjesine e ngrohtësisë dhe e ndihmon pjesën e sipërme të rrugëve respiratore.

Ilsa Kraja, mjeke pediatre

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë