Shpërthimi me tritol në derën e lokalit në Shkodër/ Merren në pyetje 6 persona, mes tyre djali i pronares i përfshirë në një plagosje me thikë në gusht

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol i ndodhur mbrëmjen e djeshme në derën e lokalit të Hana Fojletës në qytetin e Shkodrës.

Në polici deri më tani janë marrë në pyetje 6 persona në lidhje me këtë ngjarje, mes tyre edhe djali i pronares, Aleksandër Foljeta, i cili në gusht ishte përfshirë në një plagosje me thikë.

Tre muaj më parë, djali i 46 vjeçares ka plagosur lehtë me thikë dy persona. Edhe pse u arrestua për këtë ngjarje, më pas Aleksandër Foljeta u la i lirë.

 

Në pyetje për shpërthimin e lokalit janë marrë edhe dy personat me të cilët ai ka pasur konfliktin në gusht.

Nuk dihet nëse shpërthimi në lokalin e 46 vjeçares, ka lidhje me plagosjen me plagosjen me thikë ku është përfshirë më herët djali i saj, por policia vijon hetimet për zbardhjen e pistave.

Nga shpërthimi me tritol ditën e djeshme ka pasur vetëm dëme të shumta materiale, dhe jo për të lënduar, pasi në momentin kur ka plasur lënda shpërthyese, nuk ka pasur njerëz aty pranë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodra djepi i kultures!!!!!!: 19/11/2020 14:27

    miresevini ne albanistan vendi i parajses gje gje nga te gjitha vetem ne albanistan

    Përgjigju
  • Alb: 19/11/2020 10:47

    Ky ashte brezi i demokracis si po lulzon shqipnija.

    Përgjigju
  • alo alo: 19/11/2020 10:01

    Ka plagosur me thike dy njerez para 3 muajsh dhe eshte i lire ?? Mund ta zbardhni vendimin e Gjykates qe te shohim arsyet e lirimit ?

    Përgjigju
  • Ani: 19/11/2020 09:56

    Veni maska o njerez se kjo ka rendesi

    Përgjigju
  • Njoni: 19/11/2020 09:28

    Ky eshte rasti i pare ku nëna ka mbiemrin të ngjashëm me të birin.

    Përgjigju
    • Durresi: 19/11/2020 15:52

      Por nuk do te thote qe nuk e ka edhe babai njelloj me gruan dhe te birin

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore