1763288521_restorantirestorantikamez.jpg

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema kanë bërë me dije se grupi i goditur që dyshohet se vendosi tritol te biznesi në Kamëz një ditë më parë, janë të përfshirë në gjobëvënie. Jeton Lami, një prej të arrestuarve është ish-efektivi i arrestuar më përpara si shoqërues i Ervis Martinajt. Burime bëjnë me dije se dhe dy kunetërit, Klodjan Murati dhe Benard Elezi, të cilëve iu vendos tritoli ka dyshime se kanë qenë pjesë e grupit të gjobëvënies. Të njëjtat burime shtojnë se ka dyshime se mes tyre mund të ketë patur përplasje, ndaj të arrestuarit i kanë vendosur lëndën shpërthyese në biznesin e tyre si formë gjobëvënie prej 500 mijë eurosh.

Jeton Lajmi së bashku me personat e tjerë, e kishin paralajmëruar Saimir Sinën se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.