Atentati ndaj Preng Gjinit/ Jaupaj: Ka pista për hakmarrje, gjendja e tij do të përmirësohet, janë dëmtuar qytetarë të tjerë nga shpërthimi (VIDEO)

Drejtori i policisë në Tiranë, Rebani Japupaj në një deklaratë për mediat tha se gjendja e të plagosurit do të përmirësohet, ndërsa është dëmtuar edhe një shtetas italian që ka qenë rastësisht aty.

“Sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preng Gjinin ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të Krimeve të Rënda nën drejtimin e policisë kriminale në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë hetime. Po hetojmë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Kemi ngritur edhe pistat e hetimit për të cilat dyshojmë që ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës”,  tha ai.


Lajmi kryesor:

Atentat me tritol makinës së vëllait të Tonin Gjinit i vrarë një vit më parë! Të plagosur dhe dy kalimtarë, një 14 vjeçar dhe një italian. Pamjet e atentatit (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja