Këshilli Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, në Shkodër, ku në hyrje të shtëpisë së tij, rreth orës 03:13, të 28 prillit 2024, shpërtheu një sasi lënde plasëse.
Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social “Facebook”, KLGJ dënon aktin kriminal dhe i kërkon autoriteteve përkatëse zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve.
“Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës|,-thuhet në deklaratën e KLGJ-së.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.9%
-
Jo
35%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4030
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjyqi ndaj Kristjan Shkrelit/ Rrëfehen dëshmitarët, SPAK kundërshton deklaratat: Ndryshuan dëshmitë për votat dhe makineritë!
2 Prill, 16:02
-
33 shoferë në ndjekje penale në Shkodër, mbi 1300 gjoba për parkim të gabuar gjatë marsit
2 Prill, 15:20
-
Në kërkim për kultivimin e 130 bimëve kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Vaun e Dejës
2 Prill, 13:38
-
'Amaneti i martirëve na thërret', Ilir Meta kujton 2 Prillin nga burgu: Të bashkohemi kundër narkodiktaturës
2 Prill, 12:45
-
Incident tek memoriali i 2 prillit në Shkodër, militanti i PD-së përdhos kurorat me lule të Bashkisë, reagon Benet Beci: Respekt i përjetshëm për dëshmorët
2 Prill, 12:29
-
Masakra e 2 prillit, Shkodra nderon viktimat e fundit të regjimit komunist! Demokrati heq kurorat e Bashkisë, Berisha akuza për integrimin
2 Prill, 11:47
-
Tentoi të vriste me armë zjarri të riun në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari në kryeqytet! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT + VIDEO)
2 Prill, 11:27
-
Kishin mbjellë filiza kanabisi, arrestohen tre familjarë në Malësi të Madhe! Njëri prej tyre tenton t’ia mbathë duke kapërcyer murin! Në kërkim 52-vjeçari
1 Prill, 11:59
-
Iu gjetën në banesën e vjetër 10 kg kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër! Përdorte motobarka për trafikimin e drogës
1 Prill, 09:43
-
Rritja e çmimit, shkodranët në Mal të Zi për naftë, fluks i lartë automjetesh në pikën doganore të Muriqanit
31 Mars, 20:03
-
Velipoja përgatitet për sezonin veror, Benet Beci: S’ka më ndërtime pa leje, standarde të reja për pushuesit
31 Mars, 11:33
-
Çlirohet hapësira para shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, rritet siguria për nxënësit
30 Mars, 13:01