Shefki Sefa, ish-punonjës i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, i cili ka humbur motrën, kërkon drejtësi. Sefa thotë se ish-ministri i Mbrojtjes Farmir Mediu është përgjegjësi kryesor dhe se ai tallet me jetët e humbura. Shefki Sefa thotë se nusja e tij në atë kohë ishte shtatzënë dhe se humbi fëmijën.
“Del Mediu dhe tallet, më ka vdekur motra, kam pasur nusen shtatzënë, fëmija në barkun e nënës ka vdekur. Mediu tallet me viktimat. Ne duam drejtësi, ku është drejtësia, pse nuk e zbardhin Gërdecin. Ku është Ylli Pinari, unë kam shkarkuar predhat, fishekë. Në momentin që ka vazhduar, kam punuar me Kosta Trebickën paketim fishekësh, a i pa Trebicka fishekët, a erdhi në Gërdec? Del Mediu dhe thotë çfarë kërkojnë viktimat e Gërdecit, drejtësi kërkojmë ne, ku është SPAK? Kam ngel me një vajzë 23 vjeçe. Ku është drejtësia, që nuk jep drejtësi? Nusja e Azem Hajdarit ka qenë prokurore që më ka nxjerrë nga salla e gjyqit, sepse kërkova të drejtën time në sallën e gjyqit, ku është shteti, ku është drejtësia”, tha Shefki Sefa.
Lajmi kryesor:
Gërdeci i pandëshkuar/ Familjarët e viktimave homazhe: S'ka drejtësi nga SPAK, Mediu po favorizohet! Geraldo Durda: Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha












