Shpërthimi i para pak ditëve në zonën naftëmbajtëse të Marinzës është bërë pjesë e debatit të Parlamentit këtë të Enjte. Sipas demokratëve, marrëveshja e pafavorshme për vendin është firmosur në vitin 2004 nga qeveria socialiste. Genc Pollo ka propozuar edhe gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare të këtyre banorëve, duke i zhvendosur ata në një vendbanim të ri.
 
Sipas socialistit Armando Subashi gjatë kohës së qeverisë së PD, kompania e Bankers Petrolium ka qenë një nga kompanitë më të privilegjuara në 8 vitet e PD. Madje ai ka shtuar se edhe protestat e banorëve nuk i merrte parasysh duke deklaruar se nuk ka shpërthime në atë zonë, por ka pasur tërmete.
 
Subashi shtoi se do i takojë ekspertëve se çfarë do të bëhet me banorët dhe me kompaninë.

Ora 17:08 Subashi: Bankers Petrolium financuese e PD
Sipas socialistit Armando Subashi gjatë kohës së qeverisë së PD, kompania e Bankers Petrolium ka qenë një nga kompanitë më të privilegjuara në 8 vitet e PD.  Madje ai ka shtuar se edhe protestat e banorëve nuk i merrte parasysh duke deklaruar se nuk ka shpërthime në atë zonë, por ka pasur tërmete.
“Ka qenë më e privilegjuara në 8 vitet tuaja. Nuk kanë paguar asnjë lekë tatim-fitimi.  Firma duhet të dëmshpërblejë edhe dëmet e shkaktuara edhe në vitet e kaluara. Janë ekspertët ata që do të thonë edhe fjalën e fundit se çfarë do të bëhet. Mbi të gjitha çfarë do bëhet me firmën që ka shkatërruar atë zonë.”
 
Ora 17:00 Pollo: Banorët e Marinzës të largohen nga zona e rrezikshme
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka propozuar që banorët e Marinzës, ku pak ditë më parë pati edhe një shpërthim në këtë zonë naftëmbajtëse, të largohen nga banesat e tyre dhe të gjendet një zgjidhje përfundimtare për ta.

“Situata në terren është tmerr, duhet zgjidhje. Propozimi për largimin e banorëve të Marinzës duhet të vijë nga Mazhoranca. Është një problem që ka të bëjë me jetën e jo pak njerëzve.”- tha Pollo.

Ora 16:16 Ministri Beqaj: Po bëhet e mundur pastrimi i zonës 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj foli lidhur me masat e  marra në zonën Marinzës, pas shpërthimit të puseve të naftës.
 
Beqaj sqaroi se, menjëherë pas njoftimit se çfarë kishte ndodhur në zonën e Patos-Marinzës, u vunë në dispozicion qëndrat shëndetësore, duke shtuar personelin dhe furnizimin me mjekimet e nevojshme.
 
“Eshtë vendosur që mos përdoren puset e ujit të pijshëm. Në qendrën shëndetësore janë paraqitur raste me dhimbje koke të cilët më pas janë kthyer në shtëpi, për shkak të gjendjes së përmirësuar të tyre, ndërkohë që numri i vizitave ka rënë. Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisin po monitorojmë situatën. Madje po bëjmë të mundur jo vetëm furnizimin me ujë të pijshëm por edhe pastrimin e zonës”, nënvizoi Beqaj.
 
Nga ana e tij, deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi tha se “Partia Demokratike nuk ka asnjë moral për të folur për këtë situatë”.
 
““Bankers Petrolium” do të dëmshpërblejë çdo banor, për çdo dëm të shkaktuar në atë zonë. Nëse ekspertët do të jenë të mendimit që zona mund të përbëjë rrezik për të ardhmen, unë jam dakort që firma jo vetëm të dëmshpërbleje për këtë rast por për të gjithë dëmin e shkaktuar ndër vite”, tha ai.
 
Subashi nënvizoi bindjen e tij se me dëmshpërblimet, banorët do të qetësohen dhe situata do të përmirësohet dhe ne do të presim mendimin e ekspertëve se çfarë do të ndodhë me zonën e Patos-Marinzës”.
 
Sipas socialistit Armando Subashi gjatë kohës së qeverisë së PD, kompania e Bankers Petrolium ka qenë një nga kompanitë më të privilegjuara në 8 vitet e PD.  Madje ai ka shtuar se edhe protestat e banorëve nuk i merrte parasysh duke deklaruar se nuk ka shpërthime në atë zonë, por ka pasur tërmete.
 
“Ka qenë më e privilegjuara në 8 vitet tuaja. Nuk kanë paguar asnjë lekë tatim-fitimi.  Firma duhet të dëmshpërblejë edhe dëmet e shkaktuara edhe në vitet e kaluara. Janë ekspertët ata që do të thonë edhe fjalën e fundit se çfarë do të bëhet. Mbi të gjitha çfarë do bëhet me firmën që ka shkatërruar atë zonë”.
 
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka propozuar që banorët e Marinzës, ku pak ditë më parë pati edhe një shpërthim në këtë zonë naftëmbajtëse, të largohen nga banesat e tyre dhe të gjendet një zgjidhje përfundimtare për ta. “Situata në terren është tmerr, duhet zgjidhje. Propozimi për largimin e banorëve të Marinzës duhet të vijë nga Mazhoranca. Është një problem që ka të bëjë me jetën e jo pak njerëzve”.
 

Ora 16:00 Topalli: Deputetët e Fierit të reagojnë për Marinzën
Jozefina Topalli u ka kërkuar deputetëve të Fierit që të reagojnë për shpërthimin e para pak ditëve në në Marinzë. Gjatë fjalës së saj foltorja e APrlamentit Topalli theksoi se deputetët dhe ministrat duhet të ishin në sallë dhe të diskutonin për çështjen e shpërthimit të puseve të naftës.
“Ku janë kryeministri, deputetët? Ku janë deputetët e Fierit?”-u shpreh Topalli. 

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)