I dyshuari i dytë për sulmin në Ibër Lepenc pranë Zubin Potokut në Kosovë ka dalë këtë të martë para gjykatës. Ndaj tij u dha masa e sigurisw '1 muaj paraburgim'
Për të dyshuarin Jovan Viçentijevic, policia e Kosovës tha se gjatë kontrolleve atij iu gjetën sasi të konsiderueshme armësh e municonesh luftarake.
Policia tha se në banesën e tij gjatë kontrollit u gjetën, 4 granata dore, 1 pushkë gjuetie, mbi 500 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 Karikatorë për Kallashnikov, 1 karikator i pushkës së gjatë, radiomarrëse, dylbi, kamera kamufluese, uniforma ushtarake dhe dokumenete të ndryshme.
Policia në deklaratë thotë se personi në fjalë dyshohet se ka patur rol të rëndësishëm në sulmin ndaj infrastrukturës kritikë në Ibër Lepenc. Në total policia arrestoi 10 persona të dyshuar në lidhje me sulmin, 8 nga të cilët janë liruar.