Shpërthimi në Zubin Potok/ KFOR: E rëndësishme të vërtetohen faktet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është e rëndësishme të vërtetohen faktet dhe përgjegjësit për shpërthimin në Ibër-Lepenc të sillen para drejtësisë.

Në një komunikatë për media sot, KFOR-i ka dënuar ashpër sulmin në tubacionin e ujit në Zubin-Potok, “i cili pati një ndikim të madh në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës”.

Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë. Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”, thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Hidhet në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës! Kurti: Akt terrorist e dirigjoi Serbia! Vuçiç: S'kemi lidhje! Bislimi: Dyshohet krahu i djathtë i Radoiçiç (VIDEO)


S.G/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Një burrë me thikë tentoi të hyjë në zyrën e kryeministrit të Belgjikës, arrestohet nga policia

Bruksel/ Një burrë me thikë tentoi të hyjë në zyrën e kryeministrit të Belgjikës, arrestohet nga policia