Shpërthimi në Zubin Potok/ Mitrovica mbetet pa ujë pas sulmit
Kanali Ibër Lepencit (Foto arkiv)
Qyteti verior i Kosovës, siç raporton Klan Kosova, sot nuk është furnizuar me ujë, ndërsa për këtë nuk ka patur një njoftim zyrtar.
Situata pason shpërthimin në Kanalin e Ibër Lepencit të premten ku dhjetra kilogramë eksploziv iu vendosën kanalit që lidh liqenin e Ujmanit me ujësjellësin që furnizon disa qytete dhe KEK. Pas ngjarjes u raportua se ndërprerjet e herëpashershme të ujit do të vijonin deri në rekuperimin e plotë të dëmeve.
Për sulmin janë arrestuar 8 të dyshuar njëri prej të cilëve është lënë në burg nga gjykata e Prishtinës të dielën e 1 dhjetorit.
Albin Kurti ka akuzuar Serbinë dhe Aleksandër Vuciç në lidhje me sulmin, ndërsa ky i fundit nuk i pranoi akuzat duke akuzuar njësoj Kurtin se e ka organizuar vetë atë.
Kurti tha mbrëmjen e djeshme në një konferencë për shtyp se sulmi terrorist në Ibër Lepenc do të kishte pasoja edhe më të rënda financiare nëse do të shkaktonte dëme më të mëdha, ndërsa qëllimi real i saj ka qenë cënimi i jetës së qytetarëve, me metoda ruse.
Në orët e para të së shtunës, Këshilli I sigurisë Kombëtare shtoi masat e sigurisë për zonat e veriut.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2646
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar, 16:30
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar, 16:07
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41
-
Lajçak në SHBA, diskuton për Ballkanin Perëndimor
7 Janar, 08:30
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar, 21:38
-
Qytetarët e Kosovës më të varfrit në rajon e Europë
6 Janar, 17:06
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti: S’do të kemi nevojë për koalicione paszgjedhore
6 Janar, 16:26
-
Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
6 Janar, 15:36