'Shpërthimi u parandalua', Flet drejtori i zjarrfikëses, Goxhaj: Shkak i rrjedhjes së gazit u bë një motor që i kaloi sipër depozitës

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka shkuar në vendin e ngjarjes ku në flakë u përfshi një depozitë gazi në zonën e Kombinatit. Ai ka thënë se nuk ka patur shpërthim pasi zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, ndërkohë është shprehur se ende nuk dihet gjendja e depozitës së gazit që sipas tij mban 2000 litra gaz.

Ndër të tjera Goxhaj ka thënë se marrja flakë e gazit ka ardhur pas një përplasje të një motori me depozitën.

" Ka patur rrjedhje gazi, bombola mban 2000 litra nuk dimë se sa ishte gjendja aktuale. Karburanti nuk është dëmtuar. Do te flas per menyren e fikjes se zjarrit. Është bërë në mënyrë të përsosur. Nuk kemi patur shpërthim ka pasur vetëm flakë. Ka qenë shumë e vështirë. Fikja me sukses e këtij zjarri është sukses i sotëm. Kemi informacion që një motor ka kaluar mbi të, ky është edhe shkaku i rrjedhjes së gazit."tha  Shkëlqim Goxhaj.


Lajmi kryesor:

Motori përplasi depozitën! Shpërthen në flakë karburanti në Kombinat, s'ka të lënduar (PAMJET E ZJARRIT)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat