Shpëtim Idrizi në ‘Kontrast’: Heqja e ligjit të luftës me Greqinë nuk është çështje vetëm e PDIU! Kërkesat tona për reformën territoriale

Për kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizin, heqja e ligjit të luftës nga pala greke është një iluzion i kotë. Për ‘Kontrast’ në Report TV, ai deklaroi se forca politike që ai drejton është e fokusuar tek ribërja e reformës territoriale. Idrizi tha se nëse do të kishte interesa, PDIU nuk do të fokusohej tek ‘territorialja’, por tek ‘zgjedhorja’.

“Në demokraci nuk ka kapituj të mbyllur, por pas reformës territoriale të vitit 2015 duhet të kemi një analizë shumë të thellë. Ajo reformë u bë që bashkitë të ishin më pranë qytetarëve, por edhe që të ruheshin disa parametra. Për mua kjo reformë është kryer erektoralisht. Asnjëherë s’e kam kuptuar si këto beteja janë përvijuese. Ato janë të të gjithë shqiptarëve. Së pari ishte efekti direkt, jo më kot që në kohën e mbretit Zog ishte projektuar Bashkia e Çamërisë. Koha na dha të drejtë me bashkinë e Konispolit. Por nëse do ta shohim elektoralisht, kemi reformën elektorale. Por PDIU e sheh nga interesi i qytetarëve. Është gabimi dhe nonsense më i madh t’i ndash bashkitë në kundërshtim me interesin e shqiptarëve” – tha Idrizi.

I pyetur për heqjen e ligjit të luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, kreu i PDIU u shpreh se ajo nuk është një çështje që i përket atij personalisht apo vetëm partisë që drejton, por të gjithë Shqipërisë.

Kritika, Idrizi pati edhe në adresë të mazhorancës sa i përket formës së qeverisjes.

“Shteti etaist dhe i përqendruar do të sjellë probleme shumë të mëdha. Sa më plurale të jetë vendimmarrja politike, aq më i madh është edhe pluralizmi ekonomi” – tha Shpëtim Idrizi për Report TV.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë