Shpëtim Idrizi: Rama goditi simbolin, opozita të bëjë sakrifica ose të ikë në shtëpi, Luigjit të XVI-të iu pre koka...

E ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi me një grup nga selia blu iu bashkua protestës pasdite, Shpëtim Idrizi u shpreh se opozita duhet të bëjë sakrifica ose të shkojë në shtëpi.

"Vetëm Edi Rama mund ti bëjë bashkë prishjen e teatrit, të godiste simbolin e qendrës bashkë me një aferë korruptive. Njerëzit ishin në gjumë me agjërim. Si në 1990 sot shqiptarët të luftojnë dhe ta meritojnë demokracinë. Sot jemi në regjim.

Vendet e qytetëruara kanë bërë revolucione me qindra vite më parë, kam parasysh revolucionin francez kur iu pre koka Luigjit të XVI se të gjitha pushtetet ishin në një dorë. Nuk ka asgjë të paqartë, ne sot jemi qytetarë dhe gjithë opozita e bashkuar.

Ne do të jemi cdo ditë në mbështetje të protestave. Ne si opozitë do të organizojmë protesta cdo ditë. Nëse flasim për pandeminë e shikojmë sjelljen e shtetit arrogant. Është detyrë e opozitës që të bëjë sakrifica të mëdha. Nëse opozita nuk e bën duhet të ikë në shtëpi" tha ai.


Lajmi kryesor:

Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen