Shpëtim Nazarko gjen "gabimin" tek Njutoni, nxjerr punim fizik, njihuni me 'ligjin' e ri për energjinë

Shpëtim Nazarko gjen

Analisti Shpëtim Nazarko dhe profesori rus

Analisti Shpëtim Nazarko ka publikuar së fundmi një punim shkencor në fushën e fizikës. Lajmin e bën të ditur vetë analisti në portalin Konica.al, i drejtuar nga dy vëllezërit Nazarko.

Ky është një punim i ri me fokus në ligjin e ruajtjes së energjisë.

Në ndihmë Nazarko ka marrë edhe një profesor rus, Prof. Dr. Igor Bulyzhenkov, i cili në një intervistë për Mentor Nazarkon, thotë se Shpëtim Nazarko me punimin e tij shkencor ka arritur të gjejë gabimin tek fizikanti Isak Njuton.

Kjo është ndryshe nga Njutoni dhe ne duhet të gjejmë se ku ka gabuar Njutoni. Në 1962 Thomas Kuhn, një filozof, thotë se ne mund ta pranojmë teorinë e Ajnshtajnit, kur të gjejmë se ku e ka gabimin Njutoni. Ku e ka gabimin Njutoni? Këta dy kërkues e kuptuan se ku ishte gabim Njutoni.

Relativiteti i Ajnshtajnit mund të jetë më afër fizikës (lëvizjes) kuantike sesa asaj klasike. Por ne bëjmë një gabim kur shpjegojmë fizikën e Ajnshtajnit duke marrë referenca tek fizika Njutoniane. Fizika e Ajnshtajnit duhet të zhvillohet në mënyrën e vet sepse nuk ka antologji koherente në fizikë, sepse shpesh duhet ndryshuar paradigma dhe fizika e Ajnshtajnit është shumë e ndryshme nga ajo e Njutonit.

Igor Bulyzhenkov, profesor rus.

Në artikull ngrihet edhe shqetësimi, se dhe fizikanti de Brojli nuk arriti që idetë e tij për mekanikën kuantike t’i fuste në tekstet shkollore.

"Ideja e dy kërkuesve shqiptarë është më afër idesë së Bartinit të cilën nuk e kemi kuptuar siç duhet në kohë, dhe është shumë afër ideve të de Brojlit ose punës së tij të fundit rreth 1962 dhe 1971 kur ai publikoi idetë e tij rreth mekanikës kuantike.

Edhe de Brojli vetë nuk ja ka dalë t’i promovojë idetë e tij në tekstet standarde universitare. Deri në vitin 1962 librat e tij ishin në rafte dhe asnjë nuk i lexonte megjithëse ai ishte fitues i çmimit Nobel. Ka një arsye për këtë. Komuniteti është shumë rezistent ndaj ideve të reja."-thuhet në shkrim.

Nuk është e qartë nëse edhe Nazarko ka një synim të tillë, por mbetet për t’u parë si do të jetë jehona e punimit të tij shkencor.

Punimi i Nazarkos

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • marjani: 30/01/2021 00:38

    shkenca sish dhurate nga qelli,Nazarko qofsh me shume fat

    Përgjigju
  • Luli: 07/04/2020 19:49

    Mbeturine e komunizmit qe ha akoma...

    Përgjigju
  • Gzimi: 07/07/2018 03:06

    Mjere ne ku kemi perfunduar!!! Shpetimi u be edhe fizikant!!! Pasi u be jurist ku shkruajti nje liber per pronat e cameve ne Greqi, duke u hequr ekspert i ligjeve greke dhe atyre nderkomebatre, tani ka gjetur gabimin e Newtonit. Kane rrjedhur fare....:

    Përgjigju
  • Vladimir: 06/07/2018 14:21

    Po ky eshte pisqolla e Irfanit, more mik. As qe ja vlen te merresh me te dhe me gjithe sojin e lepiresave te "boseve"

    Përgjigju
  • Alfred: 06/07/2018 10:23

    Shpetim Nazarko eshte nje nul ne fizike. Ai nuk kalon dot as ne provimet e shkolles se mesme; notat ne universitet i ka mare me mik, por fajin e kane ata qe e kalonin, se idioti nuk e kupton qe eshte idiot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë