Në Sicili të Italisë të shtunën (7 gusht) zbarkuan më shumë se 250 migrantë nga një anije shpëtimi e organizatave humanitare, ndërsa një anijes tjetër që mbante rreth 550 persona iu dha leja për të zbarkuar në ishullin italian.
Të dyja kishin qëndruar për ditë të tëra në Mesdheun Qendror duke kërkuar leje urgjente për të zbarkuar në një port të sigurt.
Nga anijet ishte dhënë alarmi se emigrantëve po u përkeqësohej shëndeti.
“Ne jemi të lumtur që më në fund kemi një port të sigurt”, shkroi në Twitter organizata gjermane Sea Watch International.
Ndërkohë ekuipazhi i një anije tjetër shpëtimi, Ocean Viking, tha për AFP se atyre iu ishte dhënë leja për të zbarkuar 549 pasagjerët e tyre në portin sicilian të Pozallos të dielën (8 gusht).
Ata kishin paralajmëruar më herët se po u mbaronin ilaçet, dhe se disa persona në bord po vuanin nga dehidratimi dhe të tjerë kishin infeksione të lëkurës.
“Ajo që na nevojitet është një vend i sigurte për t’i zbarkuar sa më shpejt të jetë e mundur”, tha anëtarja e ekuipazhit dhe zëdhënësja Julia Schaerfermeyer, duke shtuar se 118 të mitur përfshirë 13 fëmijë të moshës nën 12 vjeç ishin në mesin e atyre në bord.
Anijet po prisnin një leje për zbarkim në brigjet lindore të Sicilisë. Ata thanë se kërkesat drejtuar Maltës u refuzuan ndërsa Tunizia dhe Libia nuk u përgjigjën.
Dhjetëra mijëra njerëz synojnë të kalojnë Mesdheun qendror çdo vit, duke u nisur nga Libia dhe duke synuar bregdetin italian, por në shumë raste ky është një udhëtim vdekjeprurës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
26 Dhjetor, 16:04
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34