TIRANË-Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Farkë në shtëpinë e re të familjes së Sefer Poçit. Dy muaj më parë ai mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtatorit, por vitin e ri do e gëzojë në banesën e re të ndërtuar nga bashkia e Tiranës.
I moshuari falenderoi kreun e qeverisë dhe shprehu gëzimin që Edi Rama e vizitoi në shtëpinë e re. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Sefer Poçin të paralizuar e zuri çatia e shtëpisë së vjetër brenda, por arriti që të shpëtonte shëndoshë e mirë.
Në përfundim të takimit, Rama i habitur nga energjia e të moshuarit tha se nëse do ta kishte pasur opozitë në parlament të moshuarin, ai do ta kishte rrëzuar 10 herë. "Ai ishte për parlament, atë të kisha në opozitë unë më kishte rrëzuar shtatë herë deri tani. Shyqyr që nuk kemi këtë në opozitë se do të na kishte hedhur 10 herë. Gjigant, monument kulture. I jashtëzakonshëm. Ai ishte kompjuter në tru" tha Rama.
Biseda e kryeministrit Rama në familjen e Sefer Poçit
Edi Rama: Ne kemi shumë gjëra të mira, por jo rakinë. E bëjnë të mirë ata nga Skrapari, Korça, etj. Megjithatë një gëzuar do ta bëjmë, apo nuk e pi?
I moshuari: Shyqyr që ta solli Zoti dhe të ecë mbarë e mirë ishalla
Edi Rama: Rakia është lëngo u shejtanit në xhami
I moshuari: Në Surrel ne namin dhe emrin, por nuk rri në Surrel...
Edi Rama: Atje rri, më mirë në katund
I moshuari: Kam një çun që rri në Tiranë dhe thotë garrumull
Edi Rama: Ka disa që kanë ardhur me punuar në Tiranë dhe rrinë ham ham tërë natën në televizor. Ne punojmë në Tiranë dhe rrimë në katund
I moshuari: Nuk ka me ajrin dhe qetësinë si katundi
Edi Rama: Edhe për kalamjtë, se kam këtë cunin tim dhe ishte me një shokun e vet nga qyteti dhe kishte vënë ai ca dele dhe lopë dhe ai shoku vet pa delen dhe tha ca është ky qen, ndërsa ky i imi i njeh të gjitha llojet e deleve, qentë dhe lopët.
I moshuari: Ai uji që ecën ai pihet
Edi Rama: Ai që mblidhet aty në qytet ai është helm. Detyra jonë është që të mendojmë këto gjëra me zemër se mendja të ngatërron ndonjëherë.
I moshuari: Për shtëpinë tate thonë se e ka bërë si bunker, por nga lart e kam parë unë, e kam parë.
Edi Rama: E di pse thonë bunker këta, sepse shtëpitë këta i duan me kolona si ata të Greqisë së lashtë me peshq te oborri me skulptura, por unë kam bërë një mur atje, kam oborrin brenda.
Edi Rama: Nuk kanë faj njerëzit. Më kanë parë njerëzit në televizor tek kutia e sherrit. Hape atë, sherr me lloj lloj xhakajdurësh aty, që të ikën mendja. Dhe thonë hijerëndë, gogol. Nuk jam aq i keq sa dukem në televizor, nuk jam aq i mirë sa dukem këtu.
I moshuari: E di, e di. Sa i mirë je aq i keq bëhesh. Shiko këtu, si e dallove bregun e Lanës për pak kohë edhe kryetar bashkie ke qenë. E dallove bregun e Lanës. Nuk ma merrte mendja.
Edi Rama: Për këtë jam, për atë që s’të pret mendja. Ta priste mendja se do më shihje mua lakuriq? Jo. Më pe. Kështu është kjo punë tani me të mirat dhe me të këqijat. Qenke i madh fare. Do të vij ndonjë ditë të bëjmë muhabet
I moshuari: Natën, se nata është e gjatë.
Edi Rama: Natën do ti?
I moshuari: Unë mezi kam mbajtur tre kalamaj, ti mban tre milionë shqiptarë. Po si shkove ti te seri dy herë edhe erdhe si molla. Ky është i imi, më ka ardhur në shtëpi, më ka bërë me krahë. Ne jemi bashkë komshinj
Po ne nuk kemi opozite por opordhite
PërgjigjuRamon ky esht kryetar per Seferin