Thomas Strakosha ka rrezikuar shumë mbrëmë të ndëshkohet me karton të kuq në sfidën e “Olimpico”, mes Lazios dhe Milanit. Po zhvillohej minuta e shtatë e ndeshjes kur portieri shqiptar luajti me duar jashtë zonës së rreptësisë.
“Kuqezinjtë” kërkuan që Strakosha të ndëshkohej direkt me karton të kuq, por kështu nuk mendoi edhe gjyqtari kryesor i këtij takimi, Marco Guida. Ai e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë 27-vjeçarin.