Shpifjet! Berisha, Basha e Paloka
para gjykatës, 10 padi në 7 muaj
Gjuha e përdorur në seancat plenare dhe akuzat e pakontrolluara në foltoret e partive, janë përkthyer në padi të njëpasnjëshme për shpifje për tre aktorët kryesorë të Partisë Demokratike. Në vetëm 7 muaj, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka janë paditur në të paktën 10 raste për shpifje
TIRANË - Gjuha e përdorur në seancat plenare dhe akuzat e pakontrolluara në foltoret e partive, janë përkthyer në padi të njëpasnjëshme për shpifje për tre aktorët kryesorë të Partisë Demokratike. Në vetëm 7 muaj, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka janë paditur në të paktën 10 raste për shpifje.
Padinë e fundit për shpifje, ish-kryeministri Berisha i cili mban edhe rekord sa i takon padive të ngritura ndaj tij për këtë akuzë e mori dje nga dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe LRI e Shkodrës.
Duke i quajtur shpifje dhe dezinformim të opinionit publik foton e ish-kryeministrit Berisha lidhur me atë që ai e quan “tollonat për blerjen e votës” nga LSI, kjo forcë politike dhe lëvizja rinore e saj kanë përgatitur një padi civile për shpifje për të. Padia e ardhur nga Shkodra për Berishën, vinte vetëm pak ditë pas dy padive të tjera që kandidatja e mazhorancës Keti Bazhdari depozitoi në gjykatë për ish-kryeministrin. Bazhdari e paditi për shpifje Berishën, lidhur me akuzat që ky i fundit artikuloi të enjten e kaluar në seancë plenare sa i takon mënyrës së vënies së pasurisë nga kandidatja e mazhorancës.
Nëse do ta humbë këtë betejë gjyqësore, Berisha do të duhet të paguajë edhe 40 milionë lekë të vjetra në llogarinë e Bazhdarit. Sërish për gjuhën e përdorur në Kuvend, Berisha në shkurt të këtij viti nga drejtuesi i “Fiks Fare”, Filip Çakulli. Megjithatë nëse e humb këtë betejë Berisha do të paguajë vetëm 1 lekë, pasi kjo është shuma e kërkuar nga Çakulli. Për kreun e PD-së Basha, padinë për shpifje e inicioi deputeti i PS Arben Ndoka. Basha shpesh herë e lakoi emrin e tij si të lidhur me krimin. Ndërkohë që pak kohë më pas erdhi edhe një padi penale ndaj Bashës në pozitat e kryebashkiakut të Tiranës nga INUK, e cila e akuzoi atë për dhënie të lejeve të ndërtimit kundra parimeve ligjore. Basha duhet të jap përgjigjen si kreu i PD-së edhe për paditë e ngritura ndaj forcës së tij politike.
Kryeministri Rama ka ngritur një tjetër padi për shpifje, lidhur me akuzat e artikuluara nga selia e PD-së ndaj tij lidhur me fshehjen e akuzës së ardhur nga Belgjika për deputetin Mark Frroku. Padi ndaj selisë blu për të njëjtën akuzë është ngritur edhe nga tre kandidatët e mazhorancës për zgjedhjet vendore. Artur Bushi(Krujë), Safet Gjici(Kamëz) dhe Elvis Roshi(Kavajë), sipas një njoftimi të deputetit Taulant Balla kanë paditur PD për shpifje. Në listën e padive për shpifje bën pjesë edhe kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka. I pari që e paditi Palokën për shpifje ishte kryeministri Rama në lidhje me çështjen “Shullazi”, çështje për të cilën ka paditur edhe sekretarin e PD-së Arben Ristani. Ndërkohë që një tjetër padi për shpifje ndaj Palokës erdhi pak ditë më parë edhe nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.
Shkrimi u publikua sot (14.05.2015) nw Shqiptarja.com versioni print
Redaksia online
(k.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47