FIER - Vala e qytetarëve që kërkojnë të largohen për azil në vendet e Evropës duket se nuk do të ndalet.
Dhjetëra qytetarë dynden në zyrat e gjendjes civile në Fier për marrjen e pasaportave, certifikata personale apo familjare dhe dokumente të tjera me procedura të përshpejtuara.
Banorë të zonave të ndryshme paraqiten që prej orës 4 të mëngjesit për të mbajtur radhën pranë sporteleve të aplikimit për dokumentacionet të sipërpërmendura për fëmijët dhe të afërmit e tyre.
Maksim Zarka, kreu i njësisë 2 në Bashkinë e Fierit shprehet se në të gjithë zyrat e aplikimit ka dyndje të madhe. Sipas tij shumë nxënës janë larguar nga shkolla duke ulur numrin e tyre ne shkolla.
Në qarkun e Fierit fshatrat e Cakranit, Libofshës dhe shumë të tjerë kanë pasur një lëvizje masive të banore drejt Gjermanisë duke braktisur çdo gjë të ndërtuar më parë në vendin e tyre.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO